“Rrethimi i vogël“, pasqyra ku shohim të djeshmen e të sotmen

0

Nga Bardhyl Berberi

Një kanal televiziv shqiptar po shfaqte filmin shqiptar ”Rrethimi i vogël”, i xhiruar në vitin 1978 në Pogradec, me skenar të Rruzhdi Pulahës dhe regji të Saimir Kumbaros… Befas më bie telefoni dhe ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv i asaj kohe Belul Lufo më fton për një shëtitje buzë liqenit, meqënëse ne jemi në zonën e gjelbër…

-A e pe filmin “Rrethimi i vogël”, më drejtohet Beluli sapo u takuam… Një filmë aktual që pëlqehet edhe sot edhe pse është krijuar në diktaturë…

Realiteti i asaj kohe që mbetet aktual dhe sot…

– A ka ndonjë njeri që nuk i pëlqejnë ushqimet bio, ky filmë është bio…

Shikojeni zotërinj qeveritarë e pushtetarë të sotëm që merrni një karrike dhe më pas punësoni me soj dhe sorollop sikur institucionin ta kishit të babait…

Kryeministri duhet që të bëjë fotokopje të këtij filmi dhe t’ua u japi ministrave, kryetarëve të bashkive dhe gjithfarë drejtuesish që ta shohin me kujdes dhe të skuqen para këtij filmi.

Më pas Beluli më tregon detaje se si u krijua ky film nga mjeshtri i dramave dhe skenareve Rruzhdi Pulaha që në atë kohë ishte transferuar në Pogradec si libretist në estradën profesioniste të Pogradecit.

Beluli tregon se sapo ishte kthyer nga kryetar koopertaive në një fshat të Mokrës në kryetar të Komitetit Ekzekutiv dhe kjo e kishte shtyrë Rruzhdi Pulahën që ta shkruajë në kohë rekord madje me laps skenarin e këtij filmi, që në variantin e parë ishte me titullin “Si u bëra kryetar”. Më vjen Rruzhdiu në zyrë dhe ma jep për të lexuar skenarin. E lexova dhe të them të drejtën më pëlqeu, aty aludohej për ngritjen në detyrë të një njeriu të thjeshtë, me arsim të lartë, që drejtonte një koooperativë dhe e bëjnë kryetar komiteti.

– E kam marrë fabulën nga ju, më tha një agranom i thjeshtë, ku në një fshat të thellë malor bëhet kryetar komiteti… Nuk më pëlqeu ai momenti për vjehrrën e kryetarin pasi vjehrra ime jetonte në fshat dhe as bëhej fjalë që mund të më ndërhynte mua në emërimet. Por Rruzhdiu më tha se ky është filmë artistik dhe do të bëhen dhe përgjithësime edhe me kryetarët e tjerë… Miratohet skenari dhe në një kohë rekord filluan xhirimet. Më vinte aktori ynë i mrekullueshëm Timo Flloko ëdo ditë në zyrë, qëndronte në pritjen e popullit në mbledhjen e komitetit i cili donte të vilte tërë atë sharmin e kryetarit pasi në film atë rol e luan Timua. Gjithçka shkoj në rregull, filluan xhirimet, madje unë i lëshova zyrën e Kryetarit të Komintet dhe gjithë ambientet e tjera, përfshi dhe veturat e komitetit. Desha të sqaroj një moment, thotë Beluli, se në momentin e fundit filmit i ishte ndërruar titulli nga ai “Si u bëra kryetar” me atë aktualin “Rrethimi i vogël“.

Shfaqet filmi në Tiranë kur befas më bie zilja e telefonit dhe më thotë shefi i kuadrit të KQPPSH të asaj kohe Mihal Bisha se duhet të shkoja tek vilat te Blloku i udhëheqjes në Pogradec se më kërkonte Lenka Çuko, anëtare e Byrosë Politike të aasj kohe që ishte me pushime në Pogradec. Sapo futem tek oborri i vilës nr. 3 ajo më pret më këmbët e para dhe pa më përshëndetur më thotë: -More Belul, kush je ti që i lëshon zyrat e partisë për të luajtur filma artistikë, të zhgërrehen aktorët në ato zyra të shenjta të partisë dhe popullit. Të rrihen njerëz në zyrën e kryetarit të Komitetit (Është episodi kur Kadri Roshi, në rolin e babit, godet aktorin Xhevahir Zeneli në rolin e të birit në zyrën e kryetarit).

Në fillim e humba, më pas i thashë ‘Pse, mos kam bërë ndonjë krim shoqja Lenka”? “Dil jashtë, më tha ajo me inat, dhe do ta shohim punën tënde se më duket se ke nevojë të shkosh andej nga ke ardhur”.

U prish keq qetësia shpirtërore, për gati një muaj flija me valiume. Ajo ishte anëtare e Byrosë Politike që mbulonte kuadrin… të bënte gjëmën.

Dola i tronditur, thotë Beluli dhe më vonë, pas një muaj më vjen një vërejtje me paralajmërim nga Lenka Çuko për xhirimin e filmit “Rethimi i vogël“ që zyrën e shtetit  e kisha kthyer në një mejhane për filma!

…Kjo është historia e filmit, tha Beluli që gjithçka e tregoi me një emocion të veçantë. Prandaj duhet që CD e këtij filmi, kreu i ekzekutivit t’ua u bëjë dhuartë drejtuesve aktualë që e kanë bërë përshesh.

Ja të të tregoj dhe një fakt të thjeshtë, vëllai im i vogël Astriti kishte mbaruar Institutin e Fiskulturës dhe e kishin emëruar në Mokër. Unë në atë kohë isha kryetar komiteti   dhe nuk e transferova dot vëllain tim edhe pse ishte familjar, kisha dhe frikë, por njëkohësisht dhe përgjegjësi se do të thoshin të tjerët e transferoi të vëllain kryetari i komitetit.

Po këta të sotmit kanë ngatërruar profesionet, qeverisin analfabetët me diploma të blera, rrugaçët që kanë ndërruar emrin, kriminelët që janë marrë me prostitucion, hajdutët, tradhtarët që  tentuan t’i shesin detin Greqisë, servile që janë përhapur në formën e epidemisë. Edhe në atë kohë kishte të paaftë që merrnin karrike me një shkollë partie, por shkonin deri tek një brigadier apo shef kuadri dhe nuk bëhej deputet një rrugaç.

Nepotizmi, si forma e qeverisjes, ku kreu i një institucioni qeveris me familjen baxhanakë dhe nipper, mbesa i papenguar nga ligji dhe drejtësia është bërë normë. Shoqëria shqiptare karakterizohet nga mungesa e alternativave. Alternativat shfaqen si përralla, sepse rruga që do të shpinte në to mungon pasi e kanë mëndjen se si mund të vjedhin sapo hipin në karrike.

Botëkuptimi i tyre është i destinuar të mbetet primitiv dhe i shtrembëruar. Nëse shqiptarët nuk janë në gjendje të bëjnë dallim midis mendimit dhe realitetit atëherë si mund të bëjnë dallim midis së vërtetës dhe gënjeshtrës? Koha e sotme lind pyetje, na sjell përgjigje, sqaron dyshime, por mbi të gjitha na tregon të vërtetën… se kjo e sotmja vetëm emrin ka demokraci, por është një çorbë derri që asnjeri nuk e merr vesh. Filmi “Rethimi i vogël” është një pasqyrë për të djeshmit dhe të sotmit e kësaj demokracisë të arnuar.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here