Rozeta Feri (1961)

0

 

 

Rozeta Feri lindi më 29 mars 1961. Dashuria e pare per artin i vjen krejt natyrshem, si te gjithe ato femijet kur demonstrojne para pasqyres me ndonje kenge apo vjershe, keshtu ka qene edhe Rozeta Feri e cila ishte pjesemarrese ne aktivitetet e shumta artistike te kohes per femije qe i takonin teatrit apo kenges, koncerte dhe kendit te vjershave, gjithnje per femije. Kesisoj qe qe ne kete moshe por edhe gjate periudhes se gjimnazit merr pjese ne festivalin e teatrove te shkollave.

 

Mbasi mbaron gjimnazin konkurron dhe fillon studimet ne Insitutin e larte te arteve per aktore. Pas diplomimit, me vone behet pjese si aktore e trupes dhe stafit te teatrit “Aleksandër Moisiu”, te Durresit. Pas viteve 90-te ajo eshte shprehur se Teatri e humbi shkelqimin, interesin dhe keshtu asaj i duhet te zgjedh nje rruge tjeter, duke filluar pune ne qendren nderkombetare te kultures, jo larg me profesionin e saj . Nje zgjidhje qe nuk ishte e lehte por sipas saj duhej marre. Me sakte pas vitit 1994 fokusohet më shumë në menaxhimin e artit. Në ekranin e filmit ka interpretuar disa role kryesisht të dyta si tek: “Dhe vjen një ditë” (1986), ne rolin e Vjollces apo dhe tek “Vitet e pritjes” (1990), ne rolin e Helenas

 

Aktorja shume simpatike e viteve 80-te, akoma edhe sot ruan dashurine per profesionin e saj te aktrimit. Faktikisht ajo nuk ndihet se eshte shkeputur nga aktrimi mbasi ka qene pjesemarrese ne disa filma edhe gjate viteve 2000. Si tek filmi me rregjizorin e mirenjohur Dh. Anagnosti ne v. 2006 – “Gjoleka djali i Abazit”; Ne v. 2009 – “Gjaksit”; dhe po ne te njejtin vit, 2009 – “Muaji i mjaltit”
Eshte bashkëshortja e aktorit te mirenjohur Xhevdet Feri me të cilin ka luajtur në dy tre filma.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here