Roza Anagnosti (1943) Aktore. Lindi ne Shkoder, me 27 tetor. U aktivizua heret ne teatrin “Migjeni” te Shkodres*. Mbaroi liceun artistik “Jordan Misja”, me 1964. U martua me kinoregjisorin e njohur Dhimiter Anagnosti*. Roli i pare i saj ne teater eshte ai i Nuries ne dramen Kunora e Nuries e K. Jakoves* (1959), kur ishte 15-16 vjece.
Ne vitin 1960, spikati me rolin e Nores ne dramen Nora e Kelmendit e A. Skanjetit*, me te cilen u vleresua ne Festivalin II te Teatrove Profesionisteve (1962) si “Roli me i mire i aktoreve femra”. Ra ne sy temperamenti dhe shkathtesia e saj, energjia, perpunimi plastik i levizjes, ndjeshmeria, ritmi dhe dinamika. Ky rol i da shansin te shperfaqej ne cilesite me te mira te saj, te cilat do t’i perpunonte e persoste me tej.
Ne vitin 1964, u emerua aktore ne Teatrin Popullor, ku ka luajtur shume role te sukseshme, prej nga edhe doli ne pension ne vitin 1995. Krijoi me dashuri figuren e Cuces ne dramen Cuca e maleve te L. Papes* (1967), me te cilen, fale nje gjuhe te natyrshme, dha perpjekjen e grave dhe vajzave shqiptare ne malesi per emancipinim e tyre, ne kushtet e nje patriarkalizmi dhe prapambetjeje te thelle, sikunder sublimoi aktin e martirizimit te saj per progress shoqeror, ne perputhje me idete e vepres, sot te diskutueshme dhe te kontestuara.
Zhdervjelltesia e saj, sikurse edhe dhuntia per te operuar me rrafshe emocionale e pershtatmeri psiko-fizike kontradiaktore, krijuan nje kurbature te mirestudiuar te veprimit pershkronjes te figures se meshiruar. Me rolin e Bardhes ne dramen Permbytja e madhe (1977) e Kole Jakoves thuajse e thyen formatin e saj, behet me “e ndjeshme”, ruan ndrojen dhe shperfaq nje natyre njerezore te brishte, por qe nuk lejon te neperkembet.
Me rolin e Violes ne komedine Nata e dymbedhjete e Shekspirit (1982), krijoi nje personazh energjik, plot optimizem dhe deshire per jeten ne suazen e nje stili, sa klasik po aq te moderuar. Ajo luajti hijshem me dyanesine e personazhit femer- mashkull ne kalimet e shpejta e te befta nga njera pershtatshmeri te tjera, shpesh duke “e tradhtuar” enkas gjinine e saj per te vjele humorin e situates ku vepronte.
Tone tragjike e pershkojne lojen e saj ne personazhin e nenes te drama Monserati e Roblese, ashtu sikunder spikmat sarkastike te personazhi i Daces ne komedine Valsi i Titanikut i T. Mushateskut. Rol i pare ne kinematografi eshte ai i mesueses ne filmin Detyre e posacme (1963), per nga vijoi me tutje ne role kryesore, 20 te tilla, ku u dallua te roli i Rudines ne filmin Komisari i drites, qe e beri te njohur e te parapelqyer ne rrethet artistike te kinemase.
Me pas luajti rolet e doktoreshe Veres (filmi Plage te vjetra), Besa (filmi Fijet qe priten, me te cilin u nderua me Medaljon), per te mberritur ne figuren e saj me te realizuar,te ngrohte e poetike, ate te Dafines (filmi Mesentorja, me te cilin fitoi Kupen e Festivalit te Katert te Filmit Artistik Shqiptar, 1981).
Me kete te fundit terhoqi vemendjen hijeshia, mencuria dhe fisnikeria e figures, te sendertuara me nje loje ne dukje “te qete”, porn e thelb tejet te ndjere e te vertete, e shprehur si vetepermbajtje dhe sens mase. Aktrimi i R. Anagnostit dallohet per natyrshmeri, per nje fryme tejet te ngrohte , ku gjendjet dramatike vijne si pasoje e reflektimeve te ndjera e te thella mbi psikologjine e personazheve.
Ajo eshte e besueshme, organike. Shpeshhere loja e R. Anagnostit fiton trajtesa te tipit timid e intim ne role grash te ndrojtura ose te ndrydhyra, sikurse behet e gjalle, e hapur, energjike ne role luftrash ose ne role vajzash qe shperthejne konvencionet morale dhe cungimin qe u behet personalitetit te tyre nga njerez e ngjarje te padeshiruara, nga fati i mbrapshte ose faktoret sociale me karakter konservator.
Aktrimi i saj ne te shumten e rasteve karakterizohet nga zhdervjelltesia plastike, dinamika e te vepruarit, fjala e bukur si dhe castet e shperthimeve te permbajtura emocionale. Mban titullin “Artiste e Merituar”.
Role te tjera: Ne teater: Rina, dramatizimi i romanit Keneta (1962); Kordelja, tragjedia Mbreti Lir, Vita,dramatizimi i romanit Lumi i vdekur (1970); Liza, komedia I pazevendesueshmi (1970); Mrika, drama Besa e madhe (1980); Shejla, drama Vizita e inspektorit (1984); Rakela, drama Tiranozauri (1996); Kristina, drama Trokitje ne xhama (2001). Ne kinematografi: Dhurata, filmi Rruga e lirise (1980); Mrika, filmi Besa e kuqe (1982); Besmira, filmi Bote e padukshme (1987); gruaja e Emilit, filmi Rikonstruksioni (1988); plaka Nice, filmi Kthimi i ushtrise se vdekur (1989).