Robert Ndrenika (1942)

0

 

 

Robert Ndrenika (1942). Aktor. Lindi me 10 janar ne Tirane ne kryeqytetin e Shqiperise. Familja e tij eshte nga fshati Vuno i Himares. Pasi kryen shkollën. Ne vitet 1960-1964 studioi per aktor ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*. Pas mbarimit te shkolles, deri me 1970, punoi si aktor ne teatrin “Skampa”* te Elbasanit; ne vitet 1970-1974 ne Teatrin e Institutit te Larte te Arteve, i quajtur ndryshe Teatri i te Rinjve*, dhe me pas ne Teatrin Kombetar*, deri ne vitin 2001, kur doli ne pension. Ka kryer detyren e drejtorit te Teatrit Kombetar ne vitet 1993-1944. Ne vitet 1992-1996 ka qene i zgjedhur si deputet i kuvendit Popullor.

R. Ndrenika shquhet per larmine e roleve, per kalime te natyrshme nga drama dhe tragjedia ne komedi dhe grotesk; eshte lehtesisht i transformueshem, i vertete, i besueshem, me sens te spikatur realist, skicues i karaktereve te goditura, rendom te ardhura nga shtresat rurale a te uleta te shoqerise, por jo pak syresh edhe nga radhet e intelektualeve, zyrtareve etj. Perjetimi i tij eshte i thelle dhe tejet organik, buron dhe shkakton emocion.

Qysh student ne regjisorin dhe pedagogun Kujtim Spahivogli* spikati ne disa role komike, sidomos me rolin e Bendikut ne komedine Shume Zhurme per asgje te Shekspirit, 1959, dhe ne versionin saj ne vitin 1972 me Teatrin e te Rinjve*. Ne teatrin “Skampa” nga rolet me mbreselenese ishte ai i Filimonit te komedia Njeriu qe pa vdekjen me sy e Viktor Eftimiut*, 1965. Kete rol e perseriti ne shfaqjen e Teatrit Popullor me 1983 dhe serish, pas gati 25 vjetesh, me 2007 ne teatrin “Skampa”.

Ai ofroi tri pamje ne nje, jo vetem sa i takon moshes kur e ka luajtur, por edhe ne qasjen interpretuese, duke vene ne spikame te Filimonet e ndryshem ngahere mesuesin e politikanit te ardhshem bashkiak, ne pamje si njeri i leshte, naiv, bamires e babelok, porn e thelb, nje arrivist i kamufluar, pragmatist finok (packa se injorant e jo “ i zduguar” per nga rituali i sjelljeve). Ne vitin 1973 luajti Pobjednosikovin te komedia Banja e Majakovskit,, regjisor Kujtim Spahivogli.

Ne kete rol ra ne sy aftesia e tij per te gershetuar elementet e sarkazmes therese me gjasat e lehta te humorit te fares, ne pertalljen e zyrtareve te larte burokrate te shtetit te korruptuar sovjetik te viteve ’20-’30. Me 1974 misheroi me nje gjuhe realiste figuren e Qazim Mulletit ne komedine Prefekti te Besim Levonjes*, ku aktrimi i tij u dallua per “seriozitetin” dhe “rendesine” qe i dha ketij personazhi nga fushepamja e mbartjes komike, per nxjerrjen ne pah rrezikshmerine sociale e politike te tij, duke e mbajtur gjithherit brenda tonimeve te nje satire te mprehte.

Nga dramaturgjia kombetare, midis te tjerash, ka interpretuar ne role kryesore: Koz Dynjaja te Lumi i vdekur, 1975, e K. Velces*, xha Ramadani te Komunistet e R. Pulahes 1981; Teli te Shenomeni dhe mua e H. Minarollit, 1974; nenpunesi te Shkallet e R. Pulahes, 1990 etj.

Nga dramaturgjia e huaj interpretoi: Malvolin te Nata e dymbedhjete e Shekspirit; Uill Lomenin te Vdekja e nje komisioneri e A. Milerit, ku paraqiti shterimin shpirteror te njeriut te thjeshte amerikan ne lojen e cpersonalizmit dhe tjetersimeve dramatike; Alfred Uilin te Vizita e dames plake e F. Durenmatit, 1990, me te cilin satirizoi perendimin e moralit tradicional europian perballe sfides se epokes se ekspansionit te parase me blerjen e shpirtit, e vlerave humane dhe perdhosjen e tejkalimin e “tabuve” etike te krishterimit; Brosharin te Darka e te marreve, e F.Veberit, 1998- nje njeri naiv, i ndershem, i mbyllur, me imagjinate te shfrenuar, qe nxitet nga delire te ndrydhura e qe shperthejne befasisht ne trajta groteske; nje viktime fatkeqe e lodrave dhe trukeve te njerezve te pasur per te kaluar kohen.

Per rolin e Di Spetes te Magjia e madhe e De Filipos u nderua me kupen Aktori me i Mire ne Festivalin Kombetar te Teatrit ,me 1994 , permes te cilit luajti hijshem me ndenjen dhe qendrimet absurde te njeriut per te ngujuar lirine dhe vetjakesine e tjetrit, duke operuar me stilin e ‘’lojes ne loje’’, vetemashtrimin dhe hipertrofine mendore te personazhit. Ne vitin 2004 luajti Harpagonin tek komedia Koprraci e Molierit ,duke deshmuar rishtazi fuqine karakterizuese te aktrimit te tij, qe levizte nga elementet e Commedia del’Arte te rrafshet e nje sarkazme therrese, packa se mbivendosjet e fares ,te parapelqyera prej tij, ia ulen disi rrezikshmerine shoqerore ketij personazhi.

Ne kinematografi ka interpretuar ne mbi 38 filma ,kryesisht role kryesore ,por edhe te dyta .Loja e tij para kameres shquhet per saktesine e te vepruarit ,per nje ndjenje te thelle e te brendshme, per organicitet e natyrshmeri .Ne fillim Mesonjetorja,1979, luajti rolin e Kockes ,nderuar me Medaljonin e Festivalit ,me te cilin jetesoi boten e nje mjerani ,por sidoqofte te ndershem , qe shkon drejt fundit tragjik permes nje gjendjeje te ndere, te pernxitur, deri ne delir.

Te vetendjerit e tij ne momentet e helmimit dhe vdekjes mberriti ne nje nivel te lakmuar. Nenprefekti ne filmin Koncert ne vitin ’36 (1978) sjell nje tjeter pamje dhe tipologji aktrimi. Ironia e holle ,qendrimi shpotites ndaj gjoja ‘’oksidentalizmit’’ te ketij zyrtari shik te viteve te monarkise (vecse ne thelb nje makine e bindur e pushtetit ), percillte nga aktori saje veprimit te tij elegant, plastikes shenjuese, gjestit te rafinuar, qe se toku nuk tradhtohen nga e verteta jetesore, gjestet e menyrat prej aristokrati dhe njeriu ‘’te kulturuar ‘’te provinces, porn e fakt snob e te korruptuar.

Ne Festivalin e Filmit 1979 ,me kete rol ai u nderua me cmimin Aktori me i mire .Me 1980 luajti rolin e Agushit ne filmin Nje shoqe nga fshati, me te cilin , pertej kufizimeve ideore, fiktivitetit dhe lustrimit te realitetit prej filmit, perkundrazi ,ai deshmoi dhuntine e tij te pershtatjes komike ,e lidhur kjo me vleresimin ‘’serioz ‘’te situates dhe krijimin e kundershtive ,qe shkaktojne rrjedhimisht befasime te kendshme humoristike.

Me rolin e Zenunit ne filmin Kur vjen nje dite, me te cilin u nderua me Medaljoni e Festivalit VI te Filmit dhe me cmimin Aleksander Moisiu ,ai paraqiti permes nje ndjenje te ngrohte njeriu e thjeshte ,te dashur ,te sinqerte deri ne dhimbje ,kurse me rolin e Vangjelit ,filmi Perralle nga e kaluara ,1987, solli burrin dembel e parazit ,te shpotitur me finesen, fale ‘’seriozitetit te shtirur’’ dhe nje humor te holle ,pa teprime .Per shume vite R.Ndrenika ka punuar si pedagog i mjeshterise se aktorit dhe fjales artistike, ne degen e aktrimit ,ne Akademine e Arteve *.Ka qene deputet i Kuvendit Popullor ne nje legjislatures.Mban titullin ‘’Artist i Popullit’’.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here