Rikard Ljarja, kur interpretonte tek Radiostacioni

0

 

 

Rikard Ljarja, një nga emrat më të njohur të kinemasë shqiptare, gjithnjë ka preferuar të flasë pak, për kontributin e tij si regjisor apo skenarist në një pjesë të filmave ku dhe ka interpretuar. Kohët e fundit Ljarja është i njohur për publikun edhe si shkrimtar me romanin “Josifopedia”.

Një nga filmat që ka lënë gjurmë në karrierën e artistit është dhe “Radiostacioni”, një film që merr motivet nga një romani i Ismail Kadaresë “Nëntori i një kryeqyteti”, ku Ljarja nuk është vetëm në rolin e aktorit por edhe të regjisorit. I prodhuar gati 40 vjet më parë më vitin 1979-të, ky është një film që vazhdon të tërheqë vëmendjen e shikuesve. Prodhim i Kinostudios “Shqipëria Sot”, dhe me muzikë të Zef Çorba.

 

Por cila është historia e këtij filmi? Një skuadër partizane në të cilën është anëtare Teuta merr urdhër të ringrenë Radio Tiranën. Partizanët mbledhin punonjësit e mëparshëm të Radio Tiranës dhe intelektualë të ndryshëm që kanë qëndruar larg gjatë kohës së luftës, që të ndihmojnë me transmetimin. Teuta bëhet folësja e parë për Tiranën e lirë. « Përpara pallateve të dikurshme të princeshave nxinte vërtetë një turmë zhurmëtare…

I patë dhomat e gjumit?, thoshte dikush. Një njeri me pasqyrë në krahë, krejt i përkulur, po dilte me zor nga porta. S’ke turp, ktheje mbrapsht pasqyrën, i bërtiste një tjetër, duke ulur kokën mu te veshi i pasqyrëmbajtësit …Te Pallati i Regjencës, thoshte dikush me gjysmë zëri. Atje të lënë të plaçkitësh. S’është e vërtetë. Unë po vij që andej. Ka roja partizane… I pe vaskat e banjës, i pe ? pyeste dikush.

I pashë, posi. Ç ‘prostituta!» (Ismail Kadare, “Nëntori i një kryeqyteti”) Filmi dhe romani-skenar na rrëfejnë për ditët e fundit të luftës së popullit në çlirimin e Tiranës nga pushtuesi nazist, lajm ky që na jepet prej zërit të narratorit serioz ashpërsia e të cilit mund të ngatërrohet me ndonjë deklaratë për shtyp të shtabit nazist. Gjatë leximit të kronikës luftonjëse, theksi narrativ përmes një vonese të lehtë shqiptuese veçon fjalën Radiostacioni duke lënë të nënkuptuar objektin kryesor të filmit si dhe qëllimin specifik të grupit partizan.

 

Filmi në pjesën e parë të tij pasqyron kryesisht luftën partizane në rrugët e kryeqytetit ndërsa në pjesën e dytë, në atë të fitores e çlirimit të qytetit, ndahet mes dy planeve : arratisja e madhe ndërkohë që familjet e mbetura tashmë rrinë fshehur e përpiqen të organizojnë antiradiostacionin, kurse në pjesën e dytë trajtohet mobilizimi i disa partizanëve për të rivendosur në punë radiostacionin, për t’i dhënë zërin e munguar Shqipërisë.

Banorët e privilegjuar të kryeqytetit në prag të 17 nëntorit 1944 ndjejnë zjarrin nën tabanin e tyre, tymnajën, krisjen dhe lëkundjen e idhujve. Një bie e qindra ngrihen thotë populli. Çdo gjë ka marrë fund për shoqërinë e vjetër. Bashkë me kryebanorët ikën dhe një pjesë e qenies së qytetit, e pazëvendësueshme tani për tani.

 

Plane, lidhje, miqësi, kontrata, pasuri që groposen në pamundësi transfertash të shpejta, kurse shpirti i qytetit, d.m.th., simboli, kryeshpirtërorja zhvishet si një plaçkë që as nuk mund të merret me vete – ç ‘qytet do transportohej vallë ? Troja ? – e as nuk mund t’i vihet zjarri siç ndodh me fakte e të dhëna të padëshiruara nga sytë e pasuesve antagonistë. Shpirt i mirë apo shpirt i keq, ai tashmë është aty, bosh, pa trup, pa frymë, pa ajër. Bulevardi « Musolini » duhet të presë disa ditë për tu quajtur « Dino Sinojmeri ».

Grila zengjinësh, shtretër të bardhë, palma e selvi të mbjella dikur, atëherë kur gjërat ishin fare ndryshe, ndërtesa, orendi, tela-tele-fonësh, antena, institucione, hotele e të tjera, shpirtra në pritje të amshimit nga shpirtrat e atyre që nuk kanë zë e trup, që s’kanë gjetur rehat në mjerimin e lugetërve dhe kuçdedrave të syrgjynosur materialisht.» Në role të tjera në këtë film interpretojnë Kastriot Çaushi, Birçe Hasko, Pavlina Mani, Mirush Kabashi, Drita Pelingu, Elvira Diamanti, Ilia Shyti, etj.

 

Gazeta Shqip

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here