Regjisori Spartak Pecani (1952)

0

Spartak Pecani (1952). Regjisor. Producent. Lindi ne Tirane, me 27 maj. Iu dha nje burse per regjisure filmi artistik ne Institutin Kinematografik te Bukureshtit, por nuk arriti ta mbaronte per shkak te konjukturave politike te kohes. I perfundoi ato ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane (1975). Filloi punen ne kinostudio “Shqiperia e re”. Filmi i tij i pare artistik ishte Streha e re dhe me pas Ne vinim nga lufta, 1979, pergjithesisht te vaket dhe jo ne nivele te deshiruara artistike. Ishte filmi Koha e larget, 1983, ai qe e deshmoi si regjisor me nje profil artistik ne kerkim e formim.

Te ky film ra ne sy perkujdesja per zberthimin psikologjik te personazheve, intonimet dramatike, kontrapunktet e realizuara nepermjet manipulimit te portreteve ne dialog si dhe raportin aktiv me gjesendet (psh. dialogu midis selenit dhe murgut, shkaterrimi i afreskut, asociacioni i hedhjes se fares nga fshatari ne fushe me vegimin piktorik etj.). Merite e regjisorit ishte sakaq edhe afria me nje kohe te hershme e te larget e cila duhej rindertuar, por pa e kufizuar imagjinaten dhe metaforen bartese te vete filmit. Piktura kishtare postbizantine dhe njerezit e shembellyer ne engjej e figura te tjera biblike.

 Pas nje viti, S. Pecani xhiroi filmin Shirat e vjeshtes, 1984, i cili cmohet per pasurine e lendes jetesore artistike, guximin per te rrahur tema te mprehta e “tabu”, me kritiken ndaj deformimeve te administrates shteterore, shkeljes se te drejtes, korrupsionit, te gershetuara me nje linje te ngrohte dashurie. Filmi fitoi cmimin e dyte ne Festivalin VI te Filmit Shqiptar. Arritja me e spikatur e S. Pecanit ishte filmi Te mos heshtesh, 1985, fitues i cmimit te trete ne Festivalin VII. Ideja regjisoriale apelon per ndershmeri, dinjitet dhe guxim per te denoncuar vjedhjen te keqen, edhe kur ajo eshte fare prane teje, ne mes dashurise dhe familjes.

Zhbirilimi ne psikologjine e heroines, Silvit, kundershtia me bashkeshortin e saj, te dhena keto permes nje linje te kursyer e te permbledhur veprimi, sikurse mbeshtetja ne aktrimin e forte te M. Makocit* dhe N. Xhepes*, krijuan ne film pesazhe te thuketa dramatike me nje tension ne rritje. Treni niset ne 7 pa 5, 1988, sjell edhe ky perplasje karakteresh ne te qenit i ndershem ndaj detyres e ne raport me mikun e zemres, sikurse nje katarse te pritur tek antagonisti, packa se ne suazen e “rindertimeve” morale te keqberesit perkitazi zgjedhjeve te rekomanduara. Filmi ishte fitues i cmimit te trete te Festivalit VIII.

Edhe filmi Vetmi, 1990, u nderua me cmimin “Aleksander Moisiu”. Pas viteve ’90, S. Pecani xhiron filmin e vrazhde social Perdhunuesit, 1994, ku sillen ne fokus proceset e rremujshme, kriminaliteti, shkaterrimi i vlerave morale, prostitucioni dhe gangsterizmi qe kishin pushtuar mjediset shoqerore te semura te vendit. Tonet e ashpra, kolizioni i hapur, veprimet ekstreme, te nderthurura me ndjesine per te kerkuar sidoqofte miresi e ndershmeri, me apelin per me shume dashuri e humanizem, i japin ketij filmi nje qasje konceptuale bashkekohore. S. Pecani xhiroi edhe filma te tjere, si: Nje gjeneral kabet rob, 1980: Si gjithe te tjeret, 1981: Enigma, 1991: Vazhdojme me Bet’hovenin, 1994. Dy vjet (1997-1999) S. Pecani ishte kryetar i Qendres Kombetare te Kinematografise*, ndersa aktualisht drejton Shtepine Filmike “Eurostar”.

Nga parapelqimet e S. Pecanit jane: sjellja e dukurive te mprehta sociale, guximi per t’i trajtuar ato dhe per te thyer sidoqofte klishete e kohes, duke i dritesuar me nje mesazh miresie dhe qendrimi te ndershem ne pune, ne familje, me shokun bri teje, me kohen, me jeten pergjithesisht. Vec ashpersise ne shestimin e linjes subjektore, ai perkujdeset dukshem edhe per thyerjen dhe alternimet e rrafsheve skematike, ku mbishtresat poetike, ato psikologjike, jo rralle edhe gjemtimi i elementeve dhe hollesive melankolike, e bejne komplekse paraqitjen e temes, shperfaqjen e shpirtit te heronjve, sikunder edhe rrethanen sociale, e cila eshte perhere aktive dhe ndikuese ne fatin e njerezve dhe zgjidhjen e kontradiktes. Lakmon lojen e ngjyrave dhe funksionet e tyre asociative, leviz ne kontrate planesh te larmishme duke krijuar dinamike, sikurse eshte i vemendshem ndaj portretit dhe planit-detaj per t’i dhene atyre shprehimesine e kerkuar dhe me mase.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here