Esat Oktrova (1930-2001). Regjisor, pedagog, studiues i teatrit. Lindi ne Pogradec, me 28 prill. Pasi kreu liceun artistik “Jordan Misja”* ne Tirane, 1952, shkoi per studime dhe u diplomua per regjisor ne Institutin Shteteror te Artit Teatror, GITIS (Gosudarstvjenij Institut Teatralnovo Iskustva), ne Moske, Bashkimi Sovjetik, me 1959, ku kishte si pedagog nxenesin e Stanislavskit, Zavatckin.
Punoi si regjisor ne teatrin “Migjeni”* te Shkodres, me pas si specialist i teatrit ne Ministrine e Arsimit dhe Kultures, si profesor i aktrimit ne Institutin e Larte te Arteve*, drejtues i pare i katedres se regjisures. Arti i tij ka pasur si cilesi te brendshme meditacionin e qete, ku terheq vemendjen ngjyrimi dhe sensi filozofik, larg efekteve te jashtme apo shfaqjeve te zvargura te racionalizmit.
Ai e gjente te madherishmen tek e thjeshta, duke e lartesuar kete te fundit, cka shkaktonte e krijonte ne shfaqjet e tij inversin, per rrjedhoje nje emocion te thelle, te befte e te menjehershem. Ne teatrin “Migjeni” ai realizoi, per kohen sa punoi, edhe disa nga shfaqjet me te mira te tij, duke dhene po aq nje ndihmese te vyer ne ngritjen e nivelit profesional te aktoreve te trupes.
Ne dramatizimin dhe konceptimin e romanit Keneta, 1961, i Fatmir Gjates*, E. Oktrova ndertoi nje strukture skenike shprehese, me nje gjuhe lakonike duke iu larguar ekzaltimit, patetikes “revolucionare”, heroizmit romantizant.
Paraqitja ne menyre realiste e heroit, Stavri Lares, sikunder dhe veprimi i mases se punetoreve, fshatareve apo sabotatoreve (Abdi Sharra, Zyraka, Vasili etj.), krijoi ne kete shfaqje gjasa e premise per emocione te thella, per vertetesi dhe besueshmeri.
Ndryshe u soll regjisori ne njemendesimin e tablove dhe aksionit skenik te drama Plaku i maleve, 1962, Z. Shoshit, ku madheshtia, fryma epike e romantike zinin tanime nje vend kryesor si ne interpretimin e heroit, Bajram Currit, ashtu edhe ne reagimin popullor masiv te ndjekesve te tij.
Me dramatizimin e romanit Zekthi te E. Vojnicit, 1964, ai u mbeshtet ne modelin dhe tipin e drames psikologjike , me dilema, luhatje e pervuajtje te kahut dramatik. Nje nga arritjet e njohura te tij ne teatrin “Migjeni” ishte venia ne skene e drames Shtepia e kukulles, 1963, e Henrik Ibsenit, ku ideja regjisoriale, krahas kritikes ndaj trajtimit shperfilles te femres ne familje e shoqeri ( e pare kjo si nje kokete dhe kukull zbukurimi), dha edhe opsionin e vet original per fatin dhe udhen e pritshme te Nores.
Keshtu, pas largimit nga shtepia dhe braktisjes qe ajo i beri te shoqit, femijeve, familjes, ideja regjisoriale mundi te promovoje nje qendrim te qarte shoqeror, i kahut revolucionar e aktiv, lidhur me emancipimin e fermes ne rrafsh shoqeror pergjithesisht, por edhe me ngushtazi, lidhur me dinjitetin dhe identitetin moral e kulturor te saj.
Thellimi i karaktereve te personazheve ne regjisuren e E. Oktroves eshte e shoqeruar rendom me tendosjet e qellimta te situates, qe vijojne kesisoj cak pas caku deri ne epikrize, si dhe me zbulimin e “te fshehtes” njerezore, e cila duket se qendron e strukur, e pazbuluar, diku thelle vetedijes a nderdijes se heroit; gjithheri keto te dhena permes nje tonimi poetik a ne rrafshe lirike.
Nje pelqim dhe prirje e tille u pa vecanerisht e plote ne konceptimin regjisorial te drames Histori irkutase, 1960, e Arbuzovit. Publiku, kritika dhe Ismail Kadare* e percollen me entuziazem kete shfaqje, si nje forme teatrore moderne e novatore per kohen.
Shfaqje te tjera te E. Oktroves jane: Genjeshtra me kembe te gjata, komedi e Eduardo de Filipos, vene ne skenen e teatrit “Migjeni” te Shkodres; Marga, drame e Loni Papes*, vene ne skenen e teatrit “Aleksander Moisiu”* te Durresit, ku elementet simbolike ne mizanskene dhe trajtimi i dekoreve krijoi, pos te tjerave, edhe nje ekspresivitet vizual; Njeriu me top (1981), dramatizim i romanit homonim te Dritero Agollit*, vene ne skenen e Teatrit Popullor*; Fillim Pranvere, dramatizuar sipas romanit homonim te Fatmir Gjates, vene ne skene ne Institutin e Larte te Arteve*, ne vitin 1979 etj.
Ne shfaqjet e sipershenuara mendimi regjisorial i E. Oktroves ka synuar zberthimin hap pas hapi te konfliktit duke e pare ate ne funksion te zbulimit te karaktereve, sikunder edhe ne dhenien e gjendjeve te renda e traumatike te tyre, pas tjetersimesh te njepasnjeshme.
Ky mekanizem per zbulimin e asaj qe nuk duket me shikimin e pare, por qe papritur shperthen ne nje cast dhe zbulon me pas gjithcka, ka krijuar befasime dhe ngritje vertikale e te vrullshme te veprimit skenik, sikunder ka ngjare me komedine groteske Tufan ne dovlet, 1978, te Luan Qafezezit*, vene ne skenen e Institutit te Larte te Arteve.
E vecanta e kesaj shfaqjeje ishte thurja e situatave groteske dhe te tejzmadhuara te komedise me nje menyre interpretimi sa me fine e sa me te vertete, qe u mesonte, si kontrapunkt, ironise dhe sarkazmes duke zbuluar te personazhet kundertheniet e tyre komike, arrivizmin, hipokrizine dhe sjelljet e shtira.
Inteligjent dhe nje personalitet i njohur i pedagogjise ne teater, E. Oktrova ka qene, nga ana tjeter, kultivues i prirjeve te brendshme te aktoreve, eksperimentues i guximshem ne psikotekniken dhe gjendjet e tyre kontradiktore, duke i dhene shumekujt shansin per te provuar ne plane te panjohura interpretative, per te thyer vetveten, per t’iu shmangur statukuose dhe riciklimeve qe conin rendom ne shterje e skematizem.
Analist, studiues me figure e njohur e dijes ne teater, autor dhe bashkautor botimesh, shkrimesh, artikujsh kritike etj., E. Oktrova ka qene nje nga artistet qe ka ofruar ide te reja, ka percjelle permes medias pervoje artistiek sa vetjake aq edhe kombetare, sidomos me studimin.
Puna e regjisorit per ndertimin e spektaklit (1976) dhe librin e botuar pas vdekjes Probleme te mjeshterise se regjisorit (2002), i cili gersheton permes nje forme te zhdervjellet kumtimin e koncepteve baze te artit te regjisures me biseda dhe situate te improvizuara ne formen e dialogut dhe rrefimit.
E. Oktrova ka qene nje nga pedagoget e shquar te Fakultetit te Artit Skenik ne Akademine e Arteve*, ne lenden e regjisures se teatrit, hartues i programeve dhe teksteve mesimore. Eshte shpallur “Qytetar nderi” i Pogradecit dhe i Shkodres. Mban titullin shkencor “Profesor” dhe titullin “Artist i merituar”.