Regjisori Piro Milkani ka shprehur ngushëllimet për familjarët e aktorit Xhevdet Ferri i cili u nda nga jeta ditën e sotme pas betejës me një sëmundje të rëndë. Milkani u shprehet se me largimin e Xhevdet Ferrit kemi humbur një aktor të madh që la pas një gamë rolesh.
Ai tregon fillimin e karrierëës së Ferrit nga momenti që erdhi nga Durrësi duke thënë se kishte kishte zë shumë të mirë dhe ishte fotozhenik, mjaft i pashëm.
“Kam edhe unë dhimbjen bashkë me ju dhe artdashësit shqiptar, për arsye se Xhevdeti ka qenë në radhë të parë aktor i filmit. Ne e qëmtuam që të ri fare atë djalë, kishte zë shumë të mirë dhe ishte fotozhenik, mjaft i pashëm. Ka bërë role mjaft të mira.
Ndjej keqardhje, nuk mund të them gjë tjetër. Xhevdeti ishte një djalë i ri që e kishte filluar karrierë në një moshë të re dhe nuk donte të luante në atë film “Besa e Kuqe” se donte te shkonte pushonte në plazh.
Ne e morëm, babai i tij, i tha ‘ti do të shkosh me ata’. Xhiruam në një vapë të tmerrshme. E kujtoj si aktor dhe drejtor të QKK. Kemi humbur një aktor të talentuar që ka lënë jo vetë film shumë të mirë, por një galeri rolesh. Është humbje, humbje, por përmes filmave do të jetë gjithmonë me ne” , u shpreh regjisori në një lidhje telefonike për Report Tv.