Regjisori i mirenjohur Albert Minga (1946)

0

Albert Minga (1946-). Regjisor. Lindi ne Vlore, me 4 mars. Pas mbarimit te studimeve te larta ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu” u emerua ne RTSH si regjisor (1968). 1997-1998 ishte drejtor i pergjithshem i RTSH-se, me pas punoi ne KKRT.

A. Minga ka nje veprimtari te dendur e te pasur ne televizion duke mbuluar thuajse te gjitha llojet e realizimeve artistike ne kete institucion, filluar nga xhirimet e koncerteve, shfaqjet e teatrove dramatike, spektaklet e estradave dhe teatrove te varietese, e deri te kronika televizive, filmi dokumentar, per te mberritur natyrshem ne filmin artistik.

Aftesite si regjisor filmi shfaqen qysh me xhirimet e disa teledramave, si Zekthi (E. Vojnic, 1974, ne teatrin “Migjeni” te Shkodres), Dy krisma ne Paris (P. Kulla*, Sh. Mita* ne teatrin “Bylis” te Fierit), Besa e trojeve (M. Stefa) etj., ku krijoi gjasa interesante per rimodelimin televiziv te tyre, perputhur gjuhes dhe specifikes se ekranit, rritjes se efektit emocional fale kendmarrjeve te menduara, montazhit, ritmit, mizanskenes, dritehijes.

A. Minga beri emer si regjisor i filmave televizive. Ai ndermori per here te pare xhirimin e filmit me kater seri, I treti (1978), me skenar te Neshat Tozaj*, nje subjekt policesk dhe i natyres hetimore, qe sakaq rrekej te gershetohej edhe me prerje psikologjike e sociale te personazheve, shpesh te manipuluar, viktima apo ne gjendje brengosese nga padija, kurthet, sinqeriteti i tepruar etj.

Ne vitin 1981 i dha trajte filmit-epope me pese seri Agimet e stines se madhe, skenari V. Koreshi*, ne te cilin bie ne sy dimensioni i thuket politik e social i konfliktit te fillimviteve pas Luftes II Boterore ne Shqiperi me vendosjen e pushtetit komunist dhe likuidimin e kundershtareve.

Ndonese filozofia e filmit perqasej me panegjeriken ideologjike te letersise dhe artit te asaj kohe, ku hetimi i lendes qe vinte nga jeta rendom keqyrej perkitazi konceptit te njohur te “luftes se klasave” (pushtetaret e rinj si heronj e atdhetare dhe te permbysurit si reaksionare e tradhtare), megjithate ai sillte relieve shoqerore te nje natyre dramatike; krijoi thuajse nje opus te njemendte historiko-politik, me levizje e reagime te gjera popullore, me veshtrime tablore e mizanskena masive, per te dhene permasen epike te kohes, ndryshimet e thella dhe levizjet sociale tipike te saj.

Me 1990 xhiroi filmin Une e dua Eren (skenari Besa Myftiu), nepermjet te cilit, vec afirmimit te dashurise si vlere morale e shpirterore, gjakon per kah ideja e marrjes ne mbrojtje te personalitetit te femres, tronditjet dhe dyzimet e saj si nene dhe si e dashur.

Nje tjeter qasje per figuren e femres, e cila kesaj here lidhet me trafikimin e tyre nga rrjetet kriminale te prostitucionit dhe qe vjen e zberthyer nepermjet linjes se nje dashurie te deshtuar, u dha ne filmin Porta Eva (2000), skenari Vath Koreshi. Me kete film A. Minga fitoi Kuper) e Festivalit XI te Filmit Shqiptar per regjine me te mire.

Trajtimi poetik, vec si atribut stilistik, eshte edhe nje mbivendosje e gjetur mbi dramen dhe fatin e pritshem te vajzave te trafikuara, ndonese kjo e fundit ze me pak hapesire ne imazhin e filmit. Me 1997, ai iu kthye teatrit me venien ne skene te drames se Artur Milerit Pamje nga ura ne Teatrin Kombetar, me aktoret Timo Flloko*, Ylika Mujo* dhe Bujar Asqeriu* ne rolet kryesore.

Duke i dhene perparesi zberthimit psikologjik te Edi Karbones dhe fenomenit qe ai perfaqesonte, koncepti i tij regjisorial ngulmoi per t’i bere te dukshme rrjedhojat katastrofike te teprimit, mospermbajtjes se ndjenjave, grishjes seksuale. Kjo ne nje mjedis shoqeror qe luhatej midis rregullave te ashpra te moralitetit nga emigrantet e bujtur ne Amerike dhe iluzioneve te lirise se sjelljes nga njerez te deshperuar, por te pazote per vetekontroll si protagonisti.

Furia e pasioneve, e tundimit, bashke me brengat dhe dyzimet shpirterore, pertej fatalitetit qe vjen kryesisht nga vete drama, u bashkeshoqerua nga regjisori edhe me prekjen e plages se emigracionit, nje realitet i dhimbshem dhe tejet ndikues ky te spektatoret shqiptare. Ne vitin 2009 ai solli ne skene dramen Filumena Marturano te Eduardo de Filipos, po ne respekt te gjuhes realiste dhe perputhur paradigmave te nje teatri qe bazohet fuqimisht te fjala dhe ndjeshmeria e aktoreve duke keqyrur aty, me se shumti, situaten njerezore te shenjuar si miresi dhe dashuri.

Sado qe heroina (e luajtur nga Yllka Mujo) eshte vendosur ne zgrip to amoralitetit, prostituimi vjen thjesht si nje pretekst dhe situate parahistorike dhe jo si shkak i drejtperdrejte. Pikerisht ne keto and eshte hedhur drite nga ideja regjisoriale, duke e shnderruar krejt vepren ne nje homazh dhimbshurie e krenarie per njeriun e thjeshte, posacerisht per figuren memesore to Filumenes. A. Minga mban titullin “Artist i merituar”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here