Regjisori Haxhi Rama (1943)

0

Haxhi Rama (1943). Regjisor, dramaturg, libretist Lindi ne Durres. Mbaroi studimet e larta ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”, me 1965, dhe fill me pas u emerua aktor ne teatrin “A. Moisiu”* te Durresit. 1974-1975 vazhdoi kursin njevjecar pasuniversitar per regjisure dhe po kete vit vuri ne skene komedine e tij Kartela e verdhe, e cila pati nje sukses te bujshem, fale edhe interpretimit te Mirush Kabashit* ne rolin e Telit.

Ajo ngrihej mbi nje subjekt te thjeshte qe lidhej me tifozerine e qytetit ndaj skuadres se futbollit dhe asohere u vleresua si farse, si “komedi e lehte”, pa pretendime “ideore” (sipas klisheve estetike te kohes), packa se ne te levizte nje situate komike e zhdervjellte, plot me befasime te kendshme, me peripeci e lodra, me maskime e demaskime, duke krijuar ne teresi nje vesk e gjuhe te cliret humoristike argetuese.

Vijimin e subjektit te kesaj komedie, me dy personazhet e saj, Telin dhe Fonin, e vazhdoi ne te tjera peripeci me simotren Lojtari nr. I0, vene ne skene me 1980. Fluturimi i breshkes (1985) duket se e konsolidon me tej stilin e tij si komediograf, ku spikat metimi per te krijuar situata te tipologjise se burleskes, me elemente te kendelljes dhe argetimit.

Aty ftillezohet edhe nje imagjinate e pasur, duke e mbushur shfaqjen me peripeci te shumta, ndersa ne komedine Mire se erdhe Elona (1981), me nje prerje edhe lirike, poetike e romantike, e shkruar me shije, ai trajton dukurite e emancipimit te femres, rolit te saj ne shoqeri, kuptimit te dashurise, barazise gjinore, ndonese brenda nje formati moral te parapare dhe shpesh te kumtuar drejtperdrejt.

Perpos komedive, H. Rama ka shkruar shume materiale humoristike per Estraden e Durresit, duke kryer edhe rolin e libretistit te saj. Per 20 vjet, 1986-2006 ishte regjisori i Estrades se Durresit* pas Gjergj Vlashit*, duke realizuar shume premiera, disa syresh me krijimtarine e tij dramaturgjike ne lamine e humorit, sikurse qene: Tre burra kerkojne nje grua (1993), Alo, Estrada (1996), me te cilen fitoi edhe kupen e Takimit te Humorit Shqiptar ne Tirane dhe u vleresua si regjisori me i mire; Panorame 88 (1988), Votoni per Rremen (2000), Pasaporta e nje oktori (2004), DVD 06 (2006), Pak dashuri, pak dashuri (2008) etj.

Nga komedite a tij te shkurtra dhe skecet e gjata u bene te njohura per publikun e gjere: Babai i ndershem, Vajzat e fshatit tim, Ore ti i Keshillit Kodi i Davidit, Germat etj. Si regjisor ai pelqen nje humor te paster, pa banalitete, me tekste shpesh edhe poetike, duke u kujdesur me fort per situatat dhe duke iu shmangur skemave; ngulmon ne krijimin e nje tipi “lidhes” qe e organizon se brendshmi strukturen e shfaqjes dhe i jep asaj profil.

H. Rama ka shkruar edhe shume tekste kengesh, disa syresh tejet te njohura, si: Lemza, Djaloshi dhe shiu, Ne jemi tre etj. Jo te gjithe e dine se ai eshte personazhi qe u ka sjelle aq shume gezime ne sallat e teatrit e te estrades, ne netet e nderrimit te viteve, ne radio e televizion. Jo te gjithe e dine se Vaçe Zela pranonte te kendonte, nese teksti ishte i shkruar nga Haxhi Rama. Jo te gjithe e dine se Irma Libohova brofi ne kembe spektatoret kur ishte vetem 10 vjeç dhe se teksti qe shkruar nga Haxhi Rama, nderkohe qe tekset e tij me kompozim te Agim Krajkes jane kënduar nga Ema Qazimi, Besnik Taraneshi e te tjere.

Ne vitin 2000 i eshte dhene titulli “Mjeshter i madh”. Haxhi Rama ka botuar dy permbledhje me krijimtari te tij titulluar “BIS-si nje variete” dhe “ BIS Plus-5 komedi + 1”. Haxhi Rama vazhdon te shkruaj dhe sot e kesaj dite.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here