Regjisori, aktori Petrit Llanaj (1937-2000)

0

 

 

Petrit Llanaj, regjisori dhe aktori i njohur shqiptar, autori i dhjetëra filmave, gjeniu i filmit artistik shqiptar. Llanaj famën e arriti me filmat e tij të sukseshëm si; “Njësiti gueril”, ku interpretoi rolin kryesor, ”Dëshmorët e monumenteve”, ”Fijet që priten”, ”Ngadhënjim mbi vdekjen”, ”Ndërgjegjja” e shumë filma të tjerë të njohur. Ka bashkëpunuar me aktorë të mëdhenjë shqiptar si; Timo Flloko, Demir Hyskja, Vera Grabocka, Sandër Prosi, etj.

 

Karrierën e ka zhvilluar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë, sidomos në Itali e Amerikë, ku ka punuar me regjisorë të huaj. Llanaj gjithmonë do të kujtohet nga miqtë e tij, jo vetëm si një regjior e aktor i sukseshëm, por edhe si njeriu me botë të madhe, që nuk reshti asnjëherë së ndihmuari njerëzit në nevojë.

Në filmat e tij gjithmonë është paraqitur energjik, i fuqishëm, i gjallë, si dhe ka ditur gjithmonë ti transmetojë emocion për publikun. Ai njihej gjithashtu për forcën interpretative, po ashtu edhe për atë krijuese.

 

Firmën e Petrit Llanajt, si aktor dhe si regjisor e mbajnë shumë filma të tjerë artistikë. Ai kreu studimet universitare në Akademinë e Arteve, për Dramaturgji. Nga viti ‘80 e deri sa doli në pension ka punuar si regjisor në Kinostudio.

Për herë të parë ka dalë në skenë me dramën “Zbutësi i kryeneçes”, me të cilin ka mbrojtur diplomën shkëlqyeshëm, ku kishte edhe rolin kryesor. Eshtë regjisor i dokumentarit “Troku” etj. Llanaj është asistent-regjisor te filmi “Mysafiri”, etj. Ai lindi në Vlorë, në një familje me tradita të larta patriotike, morale e shoqërore.

 

Kujtimi për të do të jetë shumë i madh dhe i paharrueshëm, është një shembull shumë i madh për artistët, të cilët janë në hapat e tyre të para. Viti 1997 ishte viti i tmerrit; shumë njerëzve u mori jetën pa arsye.

Regjisori dhe aktori Petrit Llanaj vdiq në vitin 2000, por shkak ishte viti 1997, pasi në këtë vit ai mori një goditje në kokë (plumb qorr). Kjo goditje i solli shqetësime dhe gradualisht në vitin 2000 ndërroi jetë.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here