Qenan, Toro (1925-1989). Aktor .Lindi ne Tirane ,me 30 dhjetor .Punoi si financier ne banke per disa vjet, por pasioni per aktrimin e coi ne vitin 1950 prane Teatrit Popullor , *Kreu nderkohe liceun artistik ‘’Jordan Misja ‘’* ne Tirane ,1954 ,dhe me pas filloi serisht pune si aktor ne Teatrin Popullor ,derisa doli ne pension me 1988. Roli i tij i pare eshte ai sekretarit te Partise ne pjesen Vajza nga fshati te Fatmir Gjates.
Ka luajtur mbi 70 role, shume prej te cileve role te dyta ,por nje pjese edhe kryesore e te rendesishme. Aktrimi i tij u dallua posacerisht per zerin e ngrohte, bariton ne bas, per nje fjale dhe shqiptim te paster e te rrumbullakesuar, per shtatin dhe qendrimin e hijshem. Synonte ngjyrimet psikologjike per te dhene ne thellesi gjendjet dhe perjetimet e personazheve ,packa se gjithkah ai s’e humbiste qetesine e brendshme ,sigurine, qartesine e synimeve ,vetepermbajtjen dhe pranine e hirshme skenike.
Nga nje semundje ne laring ,ai luajti me pas role te dyta dhe episodike .Ishte i prirur me fort drejt personazheve me mbarje pozitive- njerez te virtytshem, prijes te vullnetshem apo intelektuale te perkore –ashtu sikunder, ne disa raste, misheroi edhe figura me vese apo te kriminalizuara.
Nga rolet me te suksesshme te tij ishin ato qe u interpretuan ne shfaqjet :Otello ,Mbreti Lir, Mbi germadha , Familja e peshkatarit ,Doktor Aleksi ,Tri te shtena pushke ,Studentja e vitit te fundit ,Cuca e maleve ,Fytyra e dyte ,Ngjarje ne fabrike ,Viti’41, Toka jone ,Lulet e sheges te Kole Jakoves *(1976) etj. Po keshtu ai ka interpretuar shume role kryesore ne emisionin Teatri ne ekran si dhe radiodramatizime te shumta.