Qefsere Trako (Kushe), (1928-2012)

0

 

 

Qefsere Trako (Kushe) (1928-2012). Aktore. Lindi ne Mborje te Korces në ne 22 Prill 1928. Ne moshe te re, me dy shoqe te shkolles, u aktivuzua ne grupet amatore teatrore te qytetit te Korces, te drejutara nga Dhimiter Trajce*, i cili shkroi dhe vuri ne skene dramen Dasma korcare (1947), ku ajo luajti nje nga rolet kryesore.

 

Me pas luajti ne dramen Ishulli i paqes, me regjisor Sokrat Mio* dhe ne komedine Koprraci te Molierit ne rolin e Elizes. Ne konkursin e zhvilluar per pranimin e aktoreve profesioniste ne teatrin “A.Z. Cajupi”* fitoi baske me nje femer tjeter, duke sfiduar mentalitetin e vjeter dhe presionet qe i beheshin per te mos dale ne skene.

 

U martua me aktorin Vani Trako*. Q.Trako ka luajtur sin e teatrin dramatik, ashtu edhe ne estrade, ne teatrin e kukullave, ne operetta dhe ne kinematografi. Interpretoi role kryesore dhe te rendesishme ne pjeset: Genjeshtari, Permbysja, Zeri i Amerikes, Tanja, Lulja e kujtimit, Revizori etj. Ne festivalin III Kombetar te Teatrove, ne dramen Hijet e nates te Vedat Kokones*, u vleresua si “Laureate e Festivalit te Teatrove Profesioniste”. Ne vitin 2008 u nderua me titullin “Qytetare nderi” e Korces.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here