Prokop Mima (1920-1986)

0

 

 

Prokop Mima (1920-1986). Aktor. Lindi ne Durres, me 7 korrik. Kreu gjimnazin ne po kete qytet dhe me pas shkoi per studime jashte shtetit per farmaceutike. Ne shfaqjen peruruese te themelimit te Teatrit Profesionist te Shtetit*, me 25 maj 1945, ne komedine Topazi te Marsel Pagnol, luajti rolin e Rozhe de Bervil, ku edhe spikati si aktor i planit sarkastik.

 

Ka realizuar mbi 80 role ne teater dhe 4 ne kinema. Ka qene aktor i planit satirik. Loja e tij eshte cmuar per vizatimin e karaktereve te goditur, origjinale, ku zeri kumbues, shqiptimi i paster i fjales dhe plastika i kane sherbyer per nje percjellje me elegance te spektatori i figurave te larmishme, qe ndryshonin dukshem nga njera-tjetra. Eshte interpretuesi i dy roleve nga me mbreseleneset ne Teartin Kombetar; i pari, ai i Zbishekut te komedia Morali i zonjes Dulska (1958) e Gabriela Zapolskes, me te cilin vizatoi, permes nje sarkazme te mprehte, njeriun vantioz, aventurier, mashtrues, te lidhur pas interesit, kurse i dyti, ai i Xhivolas te drama Arturo Ui e B. Brehtit, 1971, regjisor Pirro Mani*, me te cilin dha figuren e frikshme te Xhivolas, njeriun e kulisave, calamanin hidhnak, demagogun dhe ate qe organizonte ritualet mortore te kundershtareve politike te Arturos. Ne vitin 1957 luajti Vurmin, te drama Intrige e dashuri e F. Shilerit; rol qe u trajtua ne nje stil alegorik dhe qe shkoi deri ne simbolizimin e njeriut ziliqar, kobzi dhe i kurtheve.

 

Ne komedine Pas vdekjes e A.Z. Cajupit*, ai i dha nje forme sarkastike portretit te doktor Adhamudhit, duke ironizuar mendjemadhesine e tij boshe, alogjizmin dhe sharlatanizmin, duke u tallur pa meshire, po ashtu, me pseudopatriotet dhe njerezit me dy fytyra, te cilet, edhe per caktimin e alfabetit te gjuhes shqipe, kerkonin te fitonin kapital te pamerituar politik. Nje nga kulmet e aktrimit te tij ishte krijimi i figures se don Markut te Cuca e maleve e Loni Papes* (1968), ku ai operoi me rrafshe klasiciste e racionale, duke i ofruar lojes shenja te forta te simbolizmit si dhe metaforizmit social te sjelljes, packa se brenda nje trendi politikisht te paracaktuar. Kengezimi i qellimte i fjales dhe i sentencave biblike, ne oborrin e kishes, ne qele a ne shtepine e Zefit, realizonin kontrapunkte domethenese me qellimet tinezare te vete personazhit, gjegjesisht tendences se hapur politike socrealiste qe ai kishte ne veper. Kurse me rolin e Kiu Gremit ne dramatizimin e romanit Lumi i vdekur te J. Xoxes, 1975, ai solli fshatarin tikip myzeqar, me nje te folur te ngadalte e te matur, me sjellje e veprime te arsyetuara, njeriun e rrogozit, paqesor, por i drejte.

 

Ne rolet e shumta qe ka misheruar shquhen Kockareli te Martesa e N. Gogolit, nenpunesi i postes te Revizori e N. Gogolit, Tahir beu te Halili dhe Hajria e Kole Jakoves*, Hasan aga te Prefekti e Besim Levonjes*, profesori i dansit te Borgjezi fisnik e Molierit, gjeneral lejtnanti te Gjenerali i ushtrise se vdekur, sipas romanit homonim te Ismail Kadarese*; Turhani te komedia I pazevendesueshmi e Qamil Buxhelit*. P. Mima ka qene per shume vite pedagog i fjales artisike ne Institutin e Larte te Arteve*. Ishte nje nder recituesit me te talentuar te Teatrit Kombetar, me nje ze te paperseritshem. Me mijera vargje nga poezia shqipe dhe ajo e huaj gjenden te incizuara ne fonoteken e “Radio Tiranes”, ku fjala shqipe prej recitimit te tij pasional merrte tingellimat e nje gjuhe te bukur plot hijeshi. Nder to ai recitoi edhe vargjet e njohura nga Historia e Skenderbeut e F. S. Nolit* (te cilen e dinte permendesh). Luajti edhe disa role ne kinematografi, si: gjenerali gjerman te telefilmi Gjenerali i ushtrise se vdekur, 1975; Stefani te Filmi Emblema e dikurshme, 1979; xha Kico te filmi Vellezer dhe shoke, 1980. Vdiq ne Tirane, me 19.08. 1986. Mbante titullin “Artist i merituar”.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here