Projeksioni në 35mm i filmit NATA PA HENE nga Artan Minarolli

0

 

 

Miq të kinematografisë shqiptare: Te Premten, 18 Maj, në 18:30, ju mirëpresim në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit për projeksionin në 35mm të filmit NATA PA HENE (2004) të skenaristit dhe regjisorit Artan Minarolli që këtë javë do të festonte gjashtëdhjetë vjetorin e tij… Për të nderuar kontributin e tij do të shfaqim në ekranin e madh këtë dramë që pati premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam dhe që sjell dy tregime të emigracionit shqiptar: ata që iknin në Itali gjatë fillim – viteve ‘90 dhe notarëve të dëshpëruar në Liqenin e Ohrit gjatë kohës së Enver Hoxhës.

NATA PA HENE u xhirua nga bashkëpunëtori i talentuar i Artanit, Jacques Bouquin, dhe ka një kast aktorësh të mirënjohur si Niko Kanxheri, Genc Fuga, Enerjeta Jani dhe Kledi Kapexhiu. Në këtë mbrëmje speciale do të ndajmë librin me tregime të A. Minarollit “Gruaja me te zeza” si dhe do të ekspozojmë për here të pare 6 skica të punës para-përgatitore nga filmi NATA PA HENE që është në shqip me titra në anglisht. Falenderimet tona për këtë mbrëmje të vecantë zonjave Luli Minarolli dhe Teuta Resuli. 

 

Δημοσιεύτηκε από Arkivi Qendror Shteteror i Filmit στις Πέμπτη, 17 Μαΐου 2018

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here