
Të tjera personalitete të fushës së artit i janë bashkuar kolegëve të tyre, duke firmosur peticionin për ngritjen e Teatrit të Ri Kombëtar dhe duke iu bashkuar thirrjes se politika duhet të qëndrojë larg kësaj çështjeje, e cila u përket vetëm artistëve.
Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka, Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Albert Minga, Agim Bajko, Karafil Shena e shumë të tjerë, janë emrat e rinj i janë shtuar firmëtarëve të peticionit drejtuar pasditen e sotme Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për t’iu përsëritur edhe njëherë vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër.
Dhjetra aktorë dhe regjisorë e kanë firmosur peticionin, i cili në fakt është peticioni i tretë që i drejtohet krerëve të shtetit për çështjen e Teatrit Kombëtar që nga viti 2018, ku deklarojnë se ndërtimin e Teatrit të Ri e konsiderojnë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa Teatër.
Mes figurave të njohura të artit e veçanërisht skenës së teatrit janë:
Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi, Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka, Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Albert Minga, Dhimiter Orgocka, Agim Bajko, Nikolla Llambro, Armando Bora, Vangjel Agora, Karafil Shena, Guri Koço, Ligoraq Riza, Kristian Koroveshi, Shkelqim Jaupi, Paola Kodra, Ilda Pepi, Erjola Meta, Blerta Belliu, Mateus Frroku, Adrian Cerga, Xhuliano Brisku, Ina Gjonci, Ledjon Zoi, por edhe dhjetra të tjerë.
Burimi: AlpeNews
Vetem 3 persona kane qene aktor te TP, te tjeret kane qene ne rrethe te ndryshme te vendit.
Por si ish komuniste, apo ish spiune te sigurimit fjala e partise (interesi i xhepit, apo pastrimi i ndonje njolle) i bashkon ne kete pisllek kolektiv.
Asnje nga keta pleura te zellshem nuk propozon te konservohet die te ruhet si relike teatri i vjeter dhe Teatri i ri te ngrihet ne vendin ku sot na sfidon Piramida e kriminelit.