Ka qenë padiskutim një shfaqje spektakolare , ajo që Herion Mustafaraj dha për publikun vlonjat në sallë e teatrit” Petro Marko “…
Ka qenë po vet ai edhe autor i komedisë muzikore ” Prapaskena e Fatit ” dhe padyshim ka shkëlqyer si aktor, dhe jo si një aktor dosido që mjaftohen me vënie në skenë të ndonjë shfaqjeje ordinere thjesht si detyrim justifikues i ndonje projekti të marrë, por si një aktor klasi, i lindur plot talent dhe i formuar profesionalisht falë shkollimit dhe përvojës së tij…
Historia e thjeshtë jetësore e një emigranti na u tregua mahnitshëm nëpërmjet aktrimit, imitimit, këngës, komunikimit me publikun, me objektet, me instrumentantat muzikorë: pianon, trompën, kitarën, harmonikën, tamburin, sistrën dhe muzikës sigurisht dhe ku mjeshtëria aktoriale e Herionit plot dinamizëm, veprim , ritëm dhe finesë e bënë një shfaqje me shumë vlera…
Me keqardhje duhet folur edhe për indiferencën e publikut që ishte i pakët në sallë por ndoshta temperaturat e larta, publiciteti i mangët apo punimet e rikonstruksionit te bulevardit nuk ja mundësuan… por e kanë edhe një mundësi që nuk duhet ta humbasin…shfaqja është edhe të shtunën në orë 20.00…