“Do të flas” është një poezie e ndjerë e thumbuese e shkruara nga Besnik Palnikaj. Kjo poezi e cila prek mbi realitetin e shqiptarëve, e sjellë mesazhin edhe më pranë nën interpretimin e aktorit të njohur Reshat Arbana.
KultPlus sot ju përcjellë vargjet e shkruara nga Besnik Palnikaj dhe interpretimin e Reshat Arbanës. Do të flas Po po do flas aq sa toka të dridhet Edhe sikur qafa në kaush t’më lidhet. Do flas e do qaj hallet e vëndit tim Që në mes të Evropes ka mbetur jetim. Do flas të shpërthej se nuk duroj dot Qytetar të braktisur pa shtet dhe pa zot.
Shqiptaret e mi vëllezer pa shpresë Qindra vite vuajtje dhe 20 vjet harresë. Sa keq më vjen që shtypjen e pranoni Edhe vendin tuaj aspak nuk e mbroni. Flini në gjumë flini kur u ështe ngulur thikë Se nga gjumi juaj askush nuk ka frikë.
Pse ndotet ajri bëhet helm i zi? Pse ikin Shqiptarët në jug dhe n’veri? Pse përmbyten shpitë dhe gjëja e gjallë? Pse në verë zjarrit nuk i bëjmë dot ballë? Pse droga lulezon nën hunden e shtetit? Pse shkollohen jashtë fëmijët e deputetit?
Pse pyjet po zhduken nga dita në ditë? Pse po fshihet populli nga kush te ketë frikë? Pse krimineli shihet tek bredh në liri? Pse i falet deti Grekut o vëllezrit e mi? Boll u coptuam u rrjepem së gjalli Politikë e ndyrë e ardhur nga djalli. I drejtoni gishtin kujt ju del përballë Me kollare lidhur nën jaken e bardhë.
Eh, të vraftë vuajtja që i bërë ktij vendi Do më duhej një shekull gjitha ti përmendi, I shtove vetëvrasjet kur mjaft vetë po vret Mua ma ma vën këmbën hajdutin e bën mbret. Diku grabitet ari diku grabitet banka Diku kapet shteti i lidhur me banda. Diku kapet horri me brekë nëpër këmbë Krevatin në zyrë dhe jargë nëpër dhëmbë.
Diku kërkojnë lek për një firmë a vulë Zyre pa dritare që vjen era shurrë. Si mund të bëhet shteti c’do kush duke vjedhë, Ku s’pushon hajduti as ditën me djellë. Të vjedh spitali të vjedh ´drejtësia´ Të vjedh avokati të vjedh farmacia. Të vjedh tregtari me kandar të vjetër Të vjedh energjia të shton ca më tepër Të vjedh AMC-ja të vjedh VODAFONI Të vjedh kompania që shtron rrugë betoni.
Të vjell policia me gjoba kuturu Të vjedh dhe bashkia me to gjithashtu. Të vjedh karburanti që e ndot qytetin Të vjedh halabaku që e ka mirë me shtetin. Vëllezer dhe motra pra Shqiptarët e mi Pash besën e Zotit dhe dritën në sy Mos u kapni mes veti për fe as parti Por të bana bashkë për Nanen Shqipni, Të ngrihemi nëse e gjykojmë me vend Nga horrat në politikë të mos marrim mend.
Ta bëjmë shtetin SHTET në c’do fushë gjithkun. Kjo politikë e zezë krejt të marrin fund. Ta kthejmë Shqiperinë të paster me hijeshi Tu trashgojmë fëmijëve një shtet me liri. Të thonë më vonë brezat që t’pakten u përpoqem, Dhe jo që e rrënuam vendin dhe në flakë e dogjëm.