Petrit Malaj (1961)

0

 

 

Petrit Malaj (1961). Aktor, pedagog. Lindi  ne Vlore, me 12 nentor. Mbaroi Institutin e Larte te  Arteve per aktor, me 1983. Punoi si pedagog ne kete institut, me pas u zgjodh dekan ne dy mandate 1998 -2007 e ne vijim eshte zgjedhur rektor i Akademise  se Arteve.

Me fort ka interpretuar ne kinematografi dhe pak ne teater, me se shumti role te tipologjise se heroit, njerez te virtytshem dhe me mbarsje pozitive, qe i kapercejne traumat fale vullnetit ndaj detyres, punes, shoqerise, familjes apo ideve te ngulitura, si dhe vetedijesimit per veprimin e pritshem.

E filloi me rolin  e Petritit ne filmin Qortimet e vjeshtes (1981) dhe pastaj vijoi pak a shume ne po kete format ne rolet kryesore te Besa e kuqe (Petriti, 1982), Militanti (Preka, 1984), Vendimi (Petriti,1984), Dasma e shtyre (Sokoli,1985), Kur hapen dyert e jetes (1986, doktor Bardhyli), Hetimi vazhdon (Bardhyli, 1988), Bardhezi (Edipi,1991).

Figura me e realizuar  e tij cmohet ajo e doktor Bardhylit ne filmin Kur hapen dyert e jetes (1986), saje  te cilit ai pershfaqi tipin e specialistit te ri, me vullnet, iniciative dhe dashuri per punen dhe profesionin, e gershetuar kjo me flukse emocionale, te percjella ne menyre te ngrohte nga aktori, vendosur perballe nje situate te skajte (nje operacion i rrezikshem, pertej cdo kushti normal).

Aktor me hir dhe fotozhenik, ai arrin te ekulibroje vetepermbajtjen me tonimet dramatike dhe trazimin psikik, duke i dhene  sakaq kuptimesi gjesendeve te kamufluara apo te vuajtura perbrenda, sikurse ngjet me perimitimin qe ai u ben shpeshtjellimeve shpirterore dhe tronditjes prej djali te kastruar te Dard Skures ne filmin Balada e Kurbinit (1990). P. Malaj ka kryer disa specializime per pedagogji dhe menaxhim dhe ka fituar titullin ‘’ Profesor ‘’.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here