Petraq Marjani regjisor, aktor i Teatrit “Andon Z. Çajupi” Korçe.

0

 

 

Petraq Marjani ka lindur në qytetin e Korçes me 10 korik 1944. Ka kryer shkollen 7-vjecare ne vendlindje dhe ne vitin 1958 deri 1962 vazhdoi studimet per aktrim ne Liceun Artistik “Jordan Misja”ne Tirane. Prej vitit 1962 deri 1966 kreu studimet per aktrim ne Institutin e Larte per Aktore”Aleksander Moisiu”prane Teatrit PopullorTirane, dhe po kete vit emerohet aktor prane Teatrit “Andon Z Çajupi” Korce.

 

Ne vitin 1972 kryhen studimet pasuniversitare per regjisure dhe emerohet regjisor ne kete teater. Punoi si regjsor i kesaj trupe deri ne vitin 1977. Me pas deri ne vitin 1981 ushtroi detyren e regjisorit ne Pallatin e Kultures “Vangjush Miho’ ne Korce. Ne kete vit emerohet shef kulture ne Komitetin Ekzekutiv te K.P te Rrethit Korce.

Ne vitin 1987 shkarkohet nga kjo detyre me motivacionin per liberalizem e shfaqje te huaja ne orjentimin e drejtimin e levizjes kulturore artistike profesioniste e amatore ne rreth,dhe transferohet ne Pallatin e Kultures “Vangjush Miho,”per fat te tij perseri regjisor,se parashikohej denim me i rende.

 

Atje punoi deri ne vitin 2006. Krahas drejtimit dhe organizimit te jetes kulturore artistike profesioniste dhe amatore ne Rrethin e Korces, ka interpretuar e vene ne skenen e teatrit profesionist drama e komedi nacionale e te huaja.

Vepra ne vitin 1966 ka interpretuar rolin e Proteut ne komedine “Dy zoterinj nga Verona’ e Shekspirit; ne vitin 1967 oficerin gjerman ne dramen “Tre te shtena pushke” e Ibrahim Urucit; 1967 Bashkimin, ne dramen “Flake ne shtepi ” e Zisa Cikulit; 1968 Rexho Gurin, ne dramen “Nata e fundit e sherbimit” e Besim Levonjes; 1970 mesuesin, ne “Shtepia ne rugice” e Teodor Lacos; 1969 Lirimin, ne “Njollat e murme” e Minush Jeros; 1980 djali i Niqiforit ne “Shoku Niqifor” e Pellumb Kulles; 1981 profesor Jani ne “Karnavalet e Korces’e Spiro Comores; 1971 Bobin, ne “Engjejt e sketeres” e Pol Kanten dhe Zhorzh Bellak ne “Mosha e bardhe” e Dritero Agollit etj.

 

Per disa vite me rradhe ka drejtuar Studion per Aktore prane Teatrit “Andon Z.Cajupi”qe pergatiste aktore te rinj per teatrin”,Akademine e Artit”,dhe levizjen amatore,Aty jepeshin leksione per mjeshterine e aktorit ,histori teatri, te folur skenik etj viheshin ne skene drama dhe komedi .

Disa nga dramat qe ai ka vene ne skene me studion per aktore jane: “Prova’ e Kostaq Dukes; “Doktori pacient” e Ruzhdi Pulahes; ‘Mjalti i hidhur” e Stavri Pones, etj. Po ashtu ka interpretuar rolin e Bashkimit ne filmin “Shoke te nje skuadre”dhe djalin aristokrat ne filmin “Rugicat qe kerkonin diell”.

Ka vene ne skene me teatrin profesionist dramat; “Bijat e cobanit” e Arsinoi Binos”; Ruga e madhe” e Vangjus Zikos;  “Enjgjejt e sketeres’ e Pol Kanten e Zhorzh Bellak; “Koka e tjetrit” e Marsel Eme. Ne teatrin e estrades premierat “Syri qe flet’ dhe “C’ka ketu per te qeshur”.

 

Po ashtu ka vene ne skene mbi 20 drama e komedi me grupet amatore. Eshte organizator i nje sere veprimtarish kulturore dhe artistike ne shkalle rrethi dhe kombetare. Jeton ne Jacksonville Florida.

 

 

 

 

&nbsp

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here