Pershkrimi i filmit “DUELI I HESHTUR”

0

 

 

Dueli i heshtur

Përshkrimi: Përpjekjet e tre vetëve: kapter Rahmiut, Bepinos dhe Islamit për të rrëmbyer një motovedete ushtarake me qëllim të arratisen në Itali. Ata ndeshen me marinarin Skënder Guri i cili i zbulon qëllimet e tyre, arrin t’i asgjësoje dhe të kthejë anijen mbrapsht në Shqipëri.

Marinari Skender Guri eshte roje ne motovedete , ndersa ekuipazhi ka shkuar te punoje bashke me vullnetaret  e rinise ne hekurudhen e pare. Eshte dite e diele . Kudo qetesi . Vetem dy civile afer motovedetes kane hedhur grepat e peshkimit ne det. Drejt anijes ecen me hap te shpejte kapter Rahmiu.

Ai eshte i zymte dhe mjaft i shqetesuar . Kapteri trillon :Komisarit te repartit i eshte prishur anija ne mes te detit dhe ndodhet ne rrezik . Kjo e prek marinar Skenderin .Kapteri urdheron te thirren ne ndime dy civilet . Anija niset Nje gezim i brencem ndrit fytyren e marinar Skenderit.

Ne anije ka gjalleri por te dy civilet kane tension nervor , Kapter Rahmiu tregohet shume i perzemert me ta! Skenderit i lindin dyshime. Pak nga pak ai e kupton se ndodhet midis tre armiqeve por si duhet te veproje ne det te hapur, larg shokeve! Te tre e ruajne i masin cdo levizje.

Marinari i ri eshte shume i shqetesuar  Nuk i dhimbset  vetja , por dicka tjeter e bren: Ado t’ia dale mbane! Koha s’pret. Duhet gjakftohtesi e guxim . Dhe beteja fillon……

 

Bashkëpunëtorë: Petraq Lubonja, Astrit Tota, Ismail Balla, Asim Raxhimi.

 

Aktoret: Rikard Ljarja (Skender Guri); Ndrek Luca (kapter Rahmiu): Reshat Arbana (Islami): Bujar Kapexhiu (Bepini): Injac Saraci, Fitim Makashi, Eglantina Kume, Avzi Hoxha, Xh. Sharra,L. Deda, N. Balla, Dh. Tani.

 

Regjia: Dhimitër Anagnosti; Skenari: Nasho Jorgaqi; Muzika: Nikolla Zoraqi; Producent: Shqipëria e Re;  Viti: 1967; Kohëzgjatja: 79 min.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here