PAS ROLIT NË DRAMËN ‘HËNAT E FUNDME’ AKTORJA E NJOHUR RRËNQETH ME FJALËT E SAJ, JA ÇFARË SHKRUAN

0

 

 

Marjana Kondi

Aktorja e njohur Marjana Kondi teksa ka njoftuar për shfaqjen e dramës ‘Hënat e Fundme’ e dramaturgut Furio Dordon, e ka shoqëruar me një shkrim prekës për të moshuarit që ndodhen nëpër azile.

“Të rrosh apo të mos rrosh kjo është çështja kur bëhet fjalë për një të moshuar në Azil, është edhe me e rëndë se të lesh femijën tënd në jetimore”, shkruan Kondi.

Ajo shprehet se ‘për një pleqëri në azil nuk ka as derë as bileta as tren. Është si të shkosh në parajsë me makinë të rastit. Azili i pleqve është thjesht një autobus, shoferi i të cilit quhet Ferr’.

Mes të tjerash Kondi u ka bërë thirrje të gjithëve të mos lënë prindërit e tyre në azil, pasi sipas saj kur të plaken vetë do vdesin së gjalli e do shuhen në mall për ata që lanë dikur në të njëjtin azil.

 

Postimi i plotë:

Henat e Fundme, nje nga dramat me ne ze dramaturgut Italian Furio Bordon e perkthyer ne shume gjuhe te botes! Teatri Eksperimental datat 8-9-10 Maj! ora 20-00.Falimnderit Regjizorit Pr Milto Kutali, per besimin qe pate per mua! Rol fantastik jam ndjere si gjithmone profesionale dhe korekte! Te rrosh apo te mos rrosh kjo eshte ceshtja kur behet fjale per nje te moshuar ne Azil eshte edhe me e rend se te lesh femijen tend ne jetimore.

Ne fund te fundit femija ka jeten perpara kurse pleqeria eshte porta e fundit ku njeriu troket per te mare te korrat e fundit dhe me to te blej nje bilete per ne parajse apo ferr.Per nje pleqeri ne azil nuk ka as dere as bileta as tren.Eshte si te shkosh ne parajse me makine te rastit.Azili i pleqve eshte thjeshte nje autobuz shoferi i te cilit quhet Ferr.

Mos i mbyllni jetet e prinderve tuaj ne Azil sepse neser do plakesh vet! Do vdesesh gjalle.Do shuhesh ne malle per ate qe le dikur ne te njejtin Azil ku do vij edhe femija yt!!! Ky eshte mendimi im, mos me kritikoni se ndoshta e kam gabim…..

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here