Pandi Raidhi (1921-1999)

0

 

 

Pandi Raidhi (1921-1999). Aktor. Lindi ne Korce, me 14 prill. U aktivizua me grupet teatrore te qytetit te lindjes; roli i tij i pare eshte luajtur ne shfaqjen Dasma korcare me 1936, me regjisor Dhimiter Trajcen*. Mori pjese ne radhet e Ushtrise Nacionalclirimtare dhe luajti ne grupet teatrore amatore te saj ne shume pjese te shkurtra. Ne vitet 1948-1949 punoi si aktor ne Teatrin Popullor*, u aktivizua aty me disa role te kahut dramatik, te cilat nuk i shkonin pershtat dhe s’arriten ta zberthenin natyren e tij aktoriale.  Megjithate, spikati me rolin e Bobcinskit ne komedine Revizori te Gogolit, por fill me pas u largua prej andej si “ i paafte” dhe u rikthye ne Korce.

 

Ishte nga aktoret themelues te Estrades Profesioniste te Korces* me shfaqjen Agimi, gjithashtu aktor themelues i teatrit “A.Z. Cajupi”*, me 1951. Si aktor komik “i lindur”, me nje lirshmeri e gjendje emocionale te natyrshme, i prirur vetiu kah satira dhe humori, P. Raidhi u be i parapelqyer ne Teatrin e Korces per interpretimin e shume figurave ne komediografia shqiptare, sidomos ajo boterore, ku vecohen: Argani tek I semuri per mend e Molierit, 1995: Volpone te Volpone e Ben Xhonsonit, 1957; Sganareli te Doktor Padashka e Molierit, 1958; Arlekini te Genjeshtari e Gogolit, 1959. Ne vitet ’60 ai arriti edhe pjekurine e tij artistike, cka u reflektua ne nivelin e aktrimit, ne vetjakesine psikoplastiek te figurave dhe ne individualitetin e spikatur artistik qe krijoi. Pas nje morie realizimesh komike e humoristike ne llojet e shkurtra te estrades, ishte regjisori Pirro Mani* ai qe  e afroi ne skenen e teatrit dramatik ne fillim te viteve ’60 me disa rolete rendesishme.

 

Vecanerisht u be i dukshem talenti i tij me interpretimin e rolit te xha Kasemit ne dramatizimin  e romanit Keneta te Fatmir Gjates* (1963) dhe ne filmin Vitet e para (1965), me te cilin aid ha nje fshatar tipik shqiptar te jugut, babaxhan, plot humor, thumba, ngacmime e ojna, i dashur e i sinqerte, qe krijonte atmosphere e hare ne skene. Aktori u mesoi elementeve popullore: ne menyren e sjelljes, te folures, veshjes, portretit, deri edhe hollesive te pirjes se duhanit etj,. qe gjeten misherimin e tyre origjinal fale zgjedhjes se nje protipi fshatari me taban nga anet e Devollit, sa te mencur aq dhe ironik, njeri i cili, sipas vete aktorit, nuk e hiqte nga goja thumbin, kurse ne buze i lulezonte e qeshura dhe shakaja. Ne vitin 1964 jetesoi nje tjeter rol nga me mbreselenesit ne karrieren e tij artistike, ate te Thanasit ne dramen Hijet e nates e Vedat Kokones*.

 

Permes nje loje e humori brilant, me te foluren e vecante, ritimin e larte dhe plastiken karakterizuese, P. Raidhi skaliti njeriun ne panik, finok, pa personalitet te qarte, qe shkon nga fryn era, veshngritur, ne pritje te ndryshimit politik te kohes, i pasigurte dhe i tmerruar nga lufta dhe pushteti i dhunshem qe po vinte. Me nurin komik qe e dallonte dhe ngulmin per te ravijezuar karaktere te besueshme, me plastiken e zhdervjellte dhe te foluren fshatarake.

P. Raidhi realizoi figura artistikisht te bukura e te pelqyera gjeresisht nga shikuesit e kategorive te ndryshme.  Me xha Bakon ne komedine Zonja nga qyteti e Ruzhdi Pulahes*, 1975, si dhe ne filmin me te njejtin titull, 1976, me te cilin fitoi Medaljonin e Festivalit, ai vijoi gdhendjen mjeshterore te tipit te fshatarit shqiptar, njeriut te mencur, ironic, shpotites, qe e ka ngacmimin pjese te qenies se tij kritike por qe, nga ana tjeter, deshmon edhe nje dashuri e nderim te thelle per punen, jeten, njeriun, progresin.

 

Luajti mbi 150 role te ndryshme ne drame dhe komedi, si dhe ne operetta, duke ravijezuar gjithmone tipa e karaktere te spikatur. Ne kete hulli u trajtuan edhe rreth 36 figura te tjera, te interpretuara prej tij ne kienematografi, kryesisht role karakteresh, si: xha Ymeri ne filmin Horizonte te hapura,, 1968; Ago ne filmin Yjet e neteve te gjata, 1972; Mekja ne filmin Krevati i perandorit, 1973; Vasili ne filmin Toke e pergjakur, 1976; Platon Babuqi  ne filmin Perballimi, 1976 etj.

 

P. Raidhi shquhet nga nje aktrim i vertete, thuajse natyral, si i gjendur ashtu ne jete, i drejtperdrejte  dhe  i mevetesishem, derisa edhe vete konvencioni teatror duket sikur sfidohet e “harrohet”. Bie ne sy  pershtatshmeria e tij e madhe ndaj gjendjes emocionale te figures, sikurse humori fin, i atyperatyshem, i cliret, reagimet e shpenguara e spontane. E tera e tij ngjason me nje arketip shqiptar, si i shkulur nga toka, etnia, historia, shpirti, psikologjia dhe mjedisi shqitptar. Mban titullin “Artist i Popullit.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here