Diana Diamanti
Gjithmonë behet shkas dicka per te kujtuar disa personazhe qe sikur “jane lene ne harrese“ nga koha . Ja si psh kjo foto e një gruaje te bukur dhe terheqese para nje kamere, me nje shprehje të qetë, me flokë të dendur kapur në formë tipike për vitet shtatëdhjetë. Një grua që puna ia ka dashur të udhetoje ngado neper Shqipëri.
Kjo eshte Diana Diamanti e cila ka lindur në Vlorë, (1948) ndërsa vitin e fundit të gjimnazit e ka mbaruar në Gjirokastër. Studimet për Gjuhë-Letërsi në Tiranë i kreu në distancë, ndërkohë që kishte filluar punë si ndihmës operatore në Kinostudio, e më pas operatore e filmit dokumentar dhe atij multiplikativ për fëmijë. Dokumentarët dhe filmat e animuar kanë emrin e saj, por jo kronikat.
Ka filluar pune ne Kinostudio ne vitin 1969 duke punuar aty deri në momentin që ndërroi jetë në vitin 1994. Ka pasur momente të shkurtra në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen” i regjisorëve Gëzim Erebara dhe Piro Milkani. Fillimisht ajo është asistente-operatore dhe më vonë u bë operatore. Pra të jesh femër dhe të mbash 40 kg në supin tënd e të xhirosh pa t’u dridhur dora me një përkushtim të madh, nuk është pak.
Ne te gjithe historine e kinostudios vetem dy ishin kinooperatoret shqiptare: Diana Diamanti dhe zonja Mamaqi ku me vone kete te fundit e larguan per arsye te biografise, dhe Diana mbeti e vetmja. Ne Arkivin e Filmit ruhen imazhe dhe sekuenca të vogla te saja tek filmi “Prita”, “Udhëtim i vështirë” ku Diana luan rolin e një operatoreje që ndjek gjithë procesin e një udhëtimi të vështirë.
Ajo ishte nje artiste nga ato te parat qe ka kontribuar ne fushen e filmit artistik me metrazh te gjate si operatore . Elvira Diamanti, drejtoresha aktuale e Arkivit te Filmit , aktorja e mirenjohur eshte e motra e Dianes operatore, e cila madje ka ndodhur qe te jene shpesh te dyja se bashku ne shesh xhirimi.
Diana eshte larguar nga kjo jete ne vitin 1994 ne moshe 46 vjece, ne Tirane pas nje semundje te rende, nje humbje e parakoheshme per familjen e saj te afermit dhe po ashtu edhe per artin skenik shqiptar. I shoqi i saj eshte Aleksandër Kasneci, me te cilin Diana u njoh në Kinostudio, kishin të dy te njëjtin profesion. Dy femijet e tyre ,djali ka marre profesionin e prinderve, operatore, ndersa vajza ka studiuar per letersi.
Fillimet e para në sheshin e xhirimit Diana Diamanti i pati si aktore në disa sekuenca të shkurtra filmike. Nga këtej e për 27 vjet ajo iu përkushtua punës si operatore për filmin e animuar, dokumentar por edhe për kronikat. Disa nga filmat e animuar që ka realizuar si operatore janë “Trëndafili magjik” (1993), “Erinda dhe kukulla” (1979), (1977), “Mjekësia popullore” (1977), dokumentari “Valbonë” (1976). Ka punuar si asistente operatore në filmat “Brazdat” (1973), “Mimoza llastica” (1973), “Operacioni Zjarri” (1973), “Kapedani” (1972), “Guximtarët” (1970), duke punuar përkrah regjisorëve kryesorë të kinemasë shqiptare si Kristaq Dhamo, Gëzim Erebara, Muharrem Fejzo.