“OPEN CINEMA” starton nga qyteti i Belshit!

0

 

 

Jemi në sezonin e tretë me formatin kinematografik “Open Cinema” tashmë ky format ka krijuar shtratin e tij dhe pritet me shumë interes në qytetet e ndryshme të vendit. Ashtu si vjet në verën e nxehtë ky event i rëndësishëm solli në vëmëndjen e publikut shqiptar projeksionet më të mira të kinemasë shqiptare dhe asaj të huaj. E veçanta në këtë vit jane prodhimet e filmit te animuar shqiptar të cilat po ndiqen nga moshat e vogla dhe jo vetëm. I konceptuar si një show kinematografik mblodhi para ekranit të madh emra të njohur të kinemasë shqiptare si Aktorë Regjisorë, Kineastë etj.

 

Mbrëmjet magjike me filmin u shoqëruan edhe me këngëtar të cilët performuan muzikën e njohur shqiptare duke sjelle emocione të bukura për filmin. Aktiviteti startoj në pedonalen e bukur buzë liqenit të qytetit Belsh dhe do të përcillet deri ne daten 21 Qershor. Ai filloi çdo mbrëmje ora 8:30 dhe mbaroi rreth orës 1 pas mesit të natës një maratonë e vërtet e filmit. Aktiviteti u mbajt nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Belsh z. ARIF Tafani. Natën e parë shkelen ne tapetin e kuq emra të njohur si Birçe Hasko, Bujar Asqeriu, Suela Konjari,Gentian Hazizaj etj.

 

Qyteti i Belshit po perjeton diten e 5  rrjesht emocione të papërsëritëshme që vetëm kinemaja di të përcjelli. Por ai që organizon në mënyrë perfekte aktivitete të tilla mbetet producenti i mirënjohur Skënder Jaçe. Me qetësinë, idetë, viziionin e tij Jaçe mbetet aktualisht ndër kineastët më produktiv dhe konkret. Aktiviteti në Belsh është ndër më ambicioz”OPEN CINEMA”. Aaktiviteti mbështetet nga “Media Desk Albania”, Qendra Kombëtare e Kinematografisë,  Production Cinemania si dhe Bashkia e Belshit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here