Qershor 1984. Ne sallen 400 vendeshe te Pallatit te Kultures “Dardania” te qytetit Bajram Curri u shfaq Recitali i Artistes se Popullit Violeta Manushi “Ollga midis nesh” per kater net me radhe, sipas skenarit te Ilir Kekos, ku Aktorja e madhe interpretoi pjese nga rolet e saj si Nena te “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, Ollga te “Zonja nga qyteti” dhe rcitoi poema te Koci Petritit, Dritero Agollit, Ismail Kadarese etj.
Intrepretoi dhe pjesen e vogel humoristike “Ollga ne Tropoje” shkruar nga Azem Baliaj dhe interpretuar mrekullisht nga Artistja e paharruar bashke me aktorin tropojas Hysni Hajdarmataj (1955-2006).
Ne shfaqje u aktivizuan dhe amator te shumte tropojas Xhevdet Malaj, Xhevahire Gashi, Perparim Demushi, Hajri Madani, Liri Progni, Zeqir Mulgeci, Adem Pepnika, Sokol Dunisha, Nafije Neza etj. Regjia Sokol Progni. Kater net plot kenaqesi per publikun tropojas!