Njihuni me “Lilo Laben” e jetës reale, 90-vjeçarja: Plumbat që mora dhe si i bëra ballë luftës

1

 

 

Nga Aurora Golemi

Lilo Labja, personazhi që plagoset në filmin shqiptar ’Malet me blerim mbuluar’’ nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e një partizaneje, bëhet fjalë per Mesaret Ymerin. Veterania e luftes  antifashiste nacional-çlirimtare është padyshim monument i gjallë i partizanes trime që vuri lirinë e atdheut  mbi gjithcka.

90 vjeçarja  rrëfen për News24  momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës. Sapo kishte braktisur bankat e gjimnazit në Gjirokastër për t’u veshur partizane Në operacionin e qershorit ra në pritë nga gjermanët, u plagos rëndë me dy plumba një në këmbë, plumbi tjetër i dërrmoi krejt gojën, gjaku i kullonte deri tek kepucët.

“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh.  17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit  me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë,  asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne”

E pyetur për mënyrën si trajtohen veteranët sot, ajo ka rezervat e saj: “Qeveria të na ketë në vemendje  sidomos për ne invalidët pasi  ka mungesa të mëdha. Ne jemi invalidë na kanë lënë me seli në katin e 5 të pallatit”. Por jeta si partizane nuk eshte e gjitha. Ajo e ka ndare jetën e saj me një bashkëshort pilot, që jo rastësisht, zbulon ajo, ka qenë edhe piloti personal i Enver Hoxhës.

Edhe pse në moshë të thyer, ajo nuk ndahet nga shoqet e shoket e saj veteranë, dhe sot ishte e pranishme në  konferencën e zhvilluar me rastin e themelimit të “60-vjetorit te organizates se veteraneve të LANÇ”. Në konference u mbajten fjalime në lidhje me rezistencen antifashiste dhe u kërkua që 20 korriku të shpallet “dita kombetare e veteraneve”.

 

 

(e.f/BalkanWeb)

SHARE

1 COMMENT

Leave a Reply to Genci Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here