Nje nga pioneret e kinemase Shqiptare, Hysen Hakani – (1932-2011)

0

Hysen Hakani (1932-2011). Regjisor filmi. Lindi ne Berat, me 28 korrik. Mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” ne degen dramatike (1951) dhe iu dha nje burse per te ndjekur studimet e larta ne Akademine e Arteve te Bukura ne Prage, ne fakultetin “FAMU” per regji filmi.

Eshte nga regjisoret e pare te shkolluar ne kinostudion “Shqiperia e re” dhe ne vitin 1957 xhiroi edhe filmin e pare shqiptar, zyrtarisht te njohur, me metrazh te shkurter, Femijet e saj, me te cilin mbrojti diplomen, pas shkaterrimit te kinofejtonit rreth 14-minutesh, me pese episode, Per te qare e per te qeshur (1956) te Viktor Stratoberdhes*.

Filmi sjell nje subjekt te thjeshte, te ngarkuar me nje situate dramatike, duke stigmatizuar doket e vjetra te jeteses, paragjykimet dhe besetytnite qe, ndonjehere, nga padituria, beheshin vrastare per shendetin dhe jeten e femijeve si dhe te njeriut pergjithesisht.

Pas filmit Tana te K. Dhamos* dhe Furtuna (prodhim shqiptaro-sovjetik), filmi me metrazh te plote Debatik (1961) i H. Hakanit shenon, ne nje kuptim, kthesen e kinemase shqiptare drejt nje gjuhe te pasur te imazhit kinematografi, cilesise profesionale dhe kodeve te mirefillta artistike.

lshte po ky film qe tuboi ne nje ekip te plote xhirimi disa nga emrat me te njohur te kinemase shqiptare, qe do te zinin udhen e sigurte neser, sikunder qene Dhimiter Anagnosti*, Viktor Gjika*, Gezim Erebara*, Ksenofon Dilo, Todi Bozo etj.

Packa se nga xhirimet e para, filmi Debatik eshte vleresuar nga mendimi kritik si me i miri i regjisorit, dhe nder arritjet dinjitoze te kinematografise shqiptare ne rrahjen e temes dhe ngjarjeve nga Lufta ll Boterore.

Subjekti i bukur, qe e ka marre shtysen nga veprimtaria e Organizates se Pioniereve DEBATIK, tok me nje galeri karakteresh, ku spikat figura e dhimbsur e Colit, peripecite e shumta dhe vdekja tragjike e heroit te vogel, shkaktojne emocione te thella te publiku.

Optika e kinoregjisorit ka bere te mundur nje veprim te zhdervjellte, te zhvendosur te njerezit e thjeshte dhe aktet e tyre te vetedijshme e pasionale, nga ku buron edhe shpirti heroik i rezistences ndaj pushtimit fashist te vendit.

Karakteri poetik i ketij filmi, vertetesia e mjediseve, e hollesive etnokulturore, e kostumeve, perfshi konfiguracionin e fotografise, kompozimin lirik dhe dinamik te kuadrit, grafiken “e ashper” e kontrapunktual te ndricimit etj. ia rritin edhe me tej vlerat.

Debatik eshte nder filmat me te pasur te H. Hakanit per nga menyrat e zgjidhjeve filmike. Me 1985, ne retrospektiven e filmit shqiptar ne Festivalin XV Nderkombetar te Filmave per Femije ne Salerno (Itali) ky film u nderua me “Pllake te vecante” nga Rotary Club.

Nje tjeter film i suksesshem per luften ishte edhe Njesiti gueril, 1969, qe bie ne sy per temporitmin, tensionin dhe dramacitetin, ndonese ne teresine e tij ka mbivendosje te thukta te retorikes politike, si dhe nje patetike te panevojshme.

Ne vitin 1966, ai ekranizoi dramen e njohur te Sulejman Pitarkes* Familja e peshkatarit nen titullin Oshtime ne bregdet, ku gjuha filmike dhe imazhi i perndritur poetik i filmit Debatik gati pesojne nje goditje ne specifiken e tyre estetike, duke u bere zoteruese tashme elementeve parazitare te drames, dialoget e gjate, linjat e haperdara subjektore etj.

Po me ngjarje nga lufta eshte dhe filmi tjeter i tij, Plaku dhe hasmi, 1981. H. Hakani xhiroi edhe filma te tjere, por nuk arriti ne lartesite dhe frymezimet e para.

Toka jone (1964) ishte nje ekranizim thuajse adekuat i drames se njohur te K. Jakoves, perfshi trajtimin e saj opak e te politizuar te dukurise se reformes agrare, por ku vlerat aktoriale te nje stafi artistesh te shquar te Teatrit Popullor si Loro Kovaci* (Tuc Maku) dhe Marie Logoreci* (Lokja) etj. e rriten dramacitetin e tij.

Ne shtrirjen e viteve ’70 ai xhiroi filmat Ndergjegjia (1972); Cirku ne fshat, (1977), Mysafiri (1979) dhe Lundrimi i pare (1981). Nder ta, duke marre parasysh edhe pranine agresive te klisheve filmike dhe letrare qe zoteronin asaj kohe, filmi Mysafiri vecohet per dinamiken e aksionit, kontrastet ideofigurative, vegimin dhe vlerat e shenuara ne manipulimin asociativ te dritehijes.

H. Hakani eshte marre edhe me xhirimin e filmave kronikale e dokumentare, sidomos dy vitet e para te punes si regjisor, ku mund te permenden; Festa e shendetit, forces dhe bukurise; Kendojme e vollezojme etj. Ketij pasioni te hershem i eshte drejtuar neper vite me filmat: Kronike ngjarjesh, 1964; Lart flamujt e kuq, 1967; Myslim Peza, 1974; Me shpejt, me lart, me larg,1976 etj. I eshte dhene titulli Mjeshter i madh.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here