
Kjo është Edit Luarasi (Mirdita), “ujë e sapun”, pa asnjë ndërhyrje estetike, e cila në vitin 1972, si një divë e vërtetë prezantoi festivalin e 11-të. Këndoi, aktroi, prezantoi dhe solli në skenën shqiptare, në kulmin e diktaturës komuniste, Sanremon.
Fustanet e Editit nuk binin në sy, pasi shqiptarët ishin të magjepsur përpara asaj krijese ëngjëllore dhe brilante, që “rezonon” dukshëm me të bërit “remont” nga koka te gishti i këmbës, të atyre që kërkojnë të na habisin me të bërit VIP ditët e sotme.
Eshtë e udhës të ftillojmë gjithkënd që ka harruar se Editi para 47 vitesh prezantoi një nga festivalet më tronditëse në Shqipëri, festivalin e 11-të. Dhe për këtë u shtyp nga “makineria” e diktaturës.
Nuk themi ta mbajnë të gjithë mend, por sëpaku të pyesë apo t’i drejtohet motorit të kërkimit “Google”. Të paktën e vërteta të jetë një rikthim kujtese për të madhërishmen Edit!