Jani Tane ka lindur më 4 gusht 1951 në Korçë. I ati kish lindur në Arrëzë të Kolonjës kurse e ema nga Trebicka e Korçës. Tane vazhdoi gjimnazin Themistokli Gërmenji të qytetit dhe më pas Institutin e Lartë të Arteve sot (Akademia e Arteve të Bukura), në Tiranë, në degën e dramës.
Që nga viti 1972, Jani punoi në Televizionin Shqiptar si regjisor i programeve e filmave për femijë dhe me vone punoi po si regjisor i programeve artistike dhe filmit televiziv.
Në vitin 1997 ndërpret aktivitetin e tij në Televizion, largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Perugia, Itali.
Në këto vite bën punë të ndryshme që nuk kanë lidhje as me profesionin as me pasionin e tij. Por edhe këtu ai ndërton një studio modeste dhe bën disa dokumentarë. Jani Tane që nga viti 2014 jeton në Toronto, Kanada.
Filmografia: “Gjyshi partizan”; “Një ngjarje në liqen”; “Prindër të vegjël”; “Pak fresk sonte”;
Dokumentarë: “Në gjurmë të Mbretit Gent”; “Trokitje në historinë Ilire”; “Bujtina e fundit”; “Pellazgët në Itali” (në bashkëpunim me studjuesin Kol Marku)
/Gazeta Vatra.