Një jetë mes aktorit dhe punëtorit të skenës, Bajram Dosti: Një brengë që…

0

 

 

Të kishte munguar skena?

“Prej 6 vitesh. Një brengë, në qoftë se do ta quajmë kështu”. Dhe brenga u shlye me rolin kryesor në shfaqjen “Hënat e fundme”.

Regjisori Milto Kutali e riktheu Barjam Dostin në skenën e teatrit nën kostumin e një ish-mësuesi të ve të letërsisë që e mbyll jetën në azil pasi në shtëpinë e tij nuk ka më vend për të pas martesës së djalit dhe lindjes së nipërve e mbesave.

Për Barjamin, ky personazh tek i cili mbështetet i gjithë rrëfimi dhe që komunikoi me shumë vërtetësi me publikun, u prit me dëshire dhe frikë. Kur i duhet një vit nga dalja në pension, vepra e italianit Furio Bordon duket se ia ka trazuar mendimet.

Tingëllon se Barjam Dosti do të jetojë gjatë me personazhin e“Hënat e fundme”. Rolet për aktorët në moshën e tij janë të pakta dhe kjo i bën disa prej tyre të kryejnë punë të tjera.

Për ata që e njohin, Baken, siç e thërrasin miqtë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” i dhimbset deri në gozhdën e fundit. Edhe pse në skenë do të kishte dashur të ngjitej me shpesh si aktor, ai e quan veten me fat.

Tv Klan

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here