Nikolla Llambro (1948)

0

 

 

Nikolla Llambro lindi ne fshatin Kardhikaq te Delvines, me 1 mars 1948. Kreu Institutin e Larte te Arteve*, dega e drames , me 1974. Qysh student luajti rolin e Mitaqit ne filmin Shperthimi te Muharrem Fejzos, qe u kushtohej punonjesve te naftes, por qe nuk u dha per arsye te arrestimeve masive ne kete sektor.

 

Me 1975 u emerua aktor ne Teatrin e Gjirokastres*, ku luajti 30 role , nga keto: Besniku te drama Shtrengata ne male e Pirro Stefes, Mato Gruda te dramatizimi i romanit Njeriu me top te Dritero Agollit*, shkruar nga Thanas Dino, Beshiri te drama Duke u gedhire viti ’45 e Teodor Lacos*, Zeneli te komedia Pas vdekjes e A.Z. Cajupit*, Jani te komedia e I padjllezuari e Dhimiter Psathait etj. Ne film interpretoi, gjithashtu, role te spikatura si te Liri a vdekje ( Zemani), Nata e pare e lirise (Gaqo), Koncert ne vitin ’36 (shoferi) etj. Ne vitin 1991 emigroi ne Greqi.

 

Aty punoi per sigurimin e jeteses, njekohesisht u aktivizua ne disa realizime skenike e filmike te ketij vendi. Keshtu, mori pjese ne filmin serial Dashuria erdhi nga larg me regji te Manutho Manushaqi, ne rolin e Ramizit, si dhe ne filmat televizive me metrazh te shkurter Djem te mbare dhe Large nga deti. Ne teatrin “Bota e re “ te Athines interpretoi ne dramen Emigrantet te Mrozhekut rolin e fshatarit, ne shqip dhe ne greqisht, si dhe ne dramen e Xh. Steinbek Njerez dhe minj. Eshte anetar i Shoqates se Artisteve te Greqise.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here