Artisti i Popullit, Nikolin Xhoja, i konsideruar nga kritiket e teatrit si nje individualitet i spikatur artistik, vecanerisht ne realizimin e roleve komike, edhe 26 vjet pas vdekjes, vazhdon te jete nje nga figurat me te dashura per publikun durrsak dhe ate shqiptar ne pergjithesi.
Sipas kritikeve te teatrit, ai ishte nje aktor me diapazon te gjere, nga rolet komike te ata thellesisht dramatike. Ne “Historine e teatrit shqiptar”, shkruhet se Xhoja, di te zgjedhe materialin dhe mjetet me te pershtatshme shprehese, jo vetem per te plazmuar personazhin, por edhe per te mbajtur nje qendrim te caktuar emocional ndaj tij.
Prof. Josif Papagjoni, kritik i njohur i teatrit, vlereson se “Nikolin Xhoja eshte nje nder emrat me te medhenj te aktrimit shqiptar, nje gur i rende dhe i pazevendesueshem themeli ne teatrin “Aleksander Moisiu” te Durresit, embleme e emrit dhe historise se tij. Ishte aktor me nje nur komik, tejet i natyrshem e organik ne interpretimin aktorial, tejet spontan, i atyperatyshem dhe shpesh, improvizues”.
Ndersa aktoret e teatrit “Aleksander Moisiu”, e kujtojne Nikolinin me shume respekt. “Kam qene perkrah tij ne dhjetera spektakle, por kujtoj gjithnje aktin e pare kur ai interpretoi Podgolisenin tek “Martesa e Gogolit”, tregon Artisti i Merituar, Lutfi Hoxha. Edhe pse ishim paraqitur disa qindra here para publikut, ai kishte njelloj emocione, e megjithate, po aq mjeshterisht, ai i perballonte ato duke sjelle ne skene kryerole”, rrefen me tej artisti Hoxha.
“Publiku e adhuronte Nikolin Xhojen per talentin dhe perkushtimin e pamate. Nepermjet tij, publiku vilte nga skena harene, gezimin, gjithcka jep magjia e teatrit dhe ne te njejten kohe, e shperblente artistin me duartrokitje te panderprera, me dashuri dhe miratim te plote”, shprehet nje nga koleget e tij, Artisti i Merituar Vangjel Heba.
Roli i xha Beqos tek filmi “Kapedani”, eshte nje nga deshmite e potencialit artistik te Nikolin Xhojes, e po ashtu edhe dy filmat e tjere “Cifti i lumtur” dhe “Horizonte te hapura”, ne te cilat ndjehet pervoja e madhe aktoriale dhe jetesore. Ne tre dekada veprimtari artistike, ai krijoi 55 role ne teater, 11 premiera varieteje dhe 3 role ne kinematografi.
Bashkeqytetaret e tij e kujtojne gjithnje Nikolinin mes shokesh dhe miqsh, me nje humor thuajse disident, duke vertetuar ate qe buronte nga mbiemri i tij, qe ne gjuhen italiane do te thote “gezim”.
Per Artistin e Popullit Gjergj Vlashi, Nikolin Xhoja ishte padyshim aktori me i mire i teatrit gjysmeshekullor te Durresit dhe nje nder korifenjte e skenes shqiptare, sidomos ne gjinine e komedise. “Ai nuk pati shkolle, por qe mesues i shume breza aktoresh, nuk beri pjese ne asnje shkolle, por krijoi nje shkolle te tijen te interpretimit skenik”, shprehet Vlashi.
Dhe vertete e nisi rrugen e perpjete te skenes shume i ri, duke interpretuar rreth zjarrit partizan.