Niko Kanxheri (1947).Aktor ,regjisor, pedagog. Lindi ne Tirane ,me 17 shkurt. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, *dega e drames, me 1969. Fillimisht punoi ne “Radio Tirana,”ne programet e radiodramave nen titullin “Teatri ne mikrofon,” ku u perkujdes per regjistrimin e shume pjeseve nga repertori me i mire i teatrove ,si dhe pjeseve te reja te pergatitura enkas per emisionin.
Ne vitin 1971 beri nje kurs per regji prane kinostudios “Shqiperia e re ”* dhe me pas punoi si regjisor ne Televizionin Shqiptar, kryesisht ne emisionin “Teatri ne ekran, ”si dhe ne xhirimet e filmave televizive. Ne vitin 1992 kaloi pedagog i Mjeshterise se aktorit ne Akademine e Arteve ,*ku vazhdon te punoje edhe sot. Si aktor spikati me shume ne kinematografi me disa role te goditura.
Nisi disi ndrojturazi me rolin e dhendrit te filmi Cifti i lumtur (1975) dhe nje vit me pas krijoi nje figure fshatari te mevetesishem, Mitin, te filmi Toke e pergjakur .Vijoi me pas me disa role te formatit te vogel. Karriera e tij ne kinematografi shenon nje hap te dukshem perpara pas viteve’90.
E plote ishte figura e Estrefit ne filmin Vdekja e kalit (1991). Permes ketij roli, ai skicoi njeriun hipokrit, militant partiak, cinik, ku tjetersimi i skajshem dhe mungesa e skrupujve morale u paraqiten nga aktori si fenomene me rrezikshmeri sociale, jo vetem ne periudhen e diktatures, por po aq veprues edhe ne shoqerine postkomuniste.
Pas nje loje realiste dhe me nje kahje te qarte karakterizuese ne rolin e shefit te redaksise ne filmin Njyrat e moshes (1990), dhjete vjet me vone N. Kanxheri krijoi nje tjeter figure interesante, ate te bariut Selman Tosku ne filmin Parullat(Slogans), nepermjet te cilit beri nje portret plot dhimbje e meshire, kushtuar njeriut te thjeshte, i shpallur kinse “armik i klases,”ashtu i ndrojtur, i vetesugjestionuar e mes kundershtish, qe arrestohet e burgoset pa faj.
Nje prerje e perafert interpretimi eshte edhe ai i rolit te gjyshit ne filmin Nata pa hene, net e cilin dhe bjerrjen dhe shkaterrimin e njeriut te dyzuar ,fatalitetin dhe pervuajtjen e ardhur nga ndeshkimi i merituar i kohes, i lirise, deri dhe i paranojes dhe transcendences. Me keto role ne sy aftesite e tij per te frymuar figura tragjikomike, fale nje natyrshmerie te dukshme ku fjala, veprimi dhe sjellja vijne ne forma gati te rendomta e profane, por qe pas tyre fshihen nentekste e kuptime te percaktuara herit.
Shfrytezon me kujdes e maturi elementet e satires, ndonjehere edhe te groteskut, por pa spekulime dhe pa deformuar qellimet. Ne vitin 2003 luajti me patos tragjik rolin e babait ne dramen Babai te A. Strindbergut ne teatrin “A. Moisiu” te Durresit*, ku u vu re synimi per te krijuar, fale dyplanesive te shumta, mbresen e shpeshtjellimit psikik, te kaosit, ambiguitetin e qendrimit, ngerthin shpirteror me teprine e urrejtjes irracionale si rrjedhoje e armiqesise dhe agresivitetit gjinor ne raportet burre-grua lidhur me dhe perballe femijes, i pasur nga obsesioni shkaterrimtar i zoterimit te saj.
Ne dramen Te fluturosh, c’kenaqesi! e Doru Motok (2003) luajti rolin e A-se, ku me nje trajtim poetik, qe u shfaq edhe ne plastike, krijoi ndjesine e enderrimit, te transcendentales dhe te lirise. Ne aktrimin e tij jane te pranishme gjendjet skajshme, eksitante, tejet te renda, te nje psikike te shkaterruar apo te deformuar, tek e cila, nepermjet nje forme mjaft shprehese, ai arrin te zhbiriloje dhe te paraqese kaosin shpirteror, gjendjen traumatike apo delirin e personazhit qe luan, sikunder, ne raste te tjera, ne trajta me te perkora e te buta, jep brengen a pezmin e tij. Ka fituar titullin “Profesor”.