Nëse kishte një Zheleznov shqiptarë ai ishte i madhi Sulejman Pitarka

0

 

 

Sulejman Pitarka, lindi më 2 shkurt të vitit 1924 në Dibër dhe vdi.q në Tiranë më 24 mars të vitit 2007, ishte nje aktor shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit XX, i nderuar me titullin Artist i popullit.

Sulejman Pitarka ka luajtur me sukses rreth 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinema. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”.

Më 1927, kur ai ishte në moshën tre vjeçare familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë.

Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – ’47) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.

Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkangjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.

 

Filmografia: Debatik – (1961)…Mësuesi; Horizonte të hapura – (1968)…Sokrati; Tinguj lufte – (1976)…Galip Shkëmbi; Gunat mbi tela – (1977)…Gjenerali; Pas gjurmëve – (1978)…Xha Lipja; Gjeneral gramafoni – (1978)…Xha Avdiu; Ballë për ballë – (1979), Zheleznovi, Komandanti Rus i Bazes; Goditja – (1980)…Haliti; Agimet e stinës së madhe – (1981)…Ali Beu; Shtëpia jonë e përbashkët – (1981)…Kozmai; Në prag të lirisë – (1981)…Afizi; Nxënësit e klasës sime – (1984)…Çelo Kasapi; Nata e parë e lirisë – (1984)…Xha Sulua; Rrethimi i vogël – (1986)…Llambi Guri; Historiani dhe kameleonët – (1989)…Zenel Beu; Vdekja e burrit – (1991)…Diplomati; Loin des barbares – (1994).

 

Teatër: Familja e peshkatarit; Shtatë shaljanët; Vajza nga fshati; Trimi i mirë me shokë shumë; Doktor Aleksi; Besa e madhe; Epoka para gjyqit; Prefekti; Toka jonë (teatër);
Televizori; Otello; Gratë gazmore të Uinsdorit; Valon Drogirashi; Borgjezit fisnik; Arturo Uji; Pjata e drurit; Gratë para drurit.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here