Nefail Piraniqi (1940-1996)

0

 

 

Nefail Piraniqi lindi me 18 mars 1940, ne qytetin e shkodres. Pasioni per teatrin do te bente te ishte nje spektator i rregullt i shfaqjeve artistike ne teatrin “Migjeni” Shkoder. Pjesemarrjet e tij artistike do te ishin ne moshen 18 vjecare ne grupin e baletit ne shtepine e kultures se qytetit.

Vazhdon ne kete grup deri ne vitin 1964, ku fillon dhe si aktor amator te grupit artistik te artizanatit te veshmbathjes. Pas 5-se vjetesh do te realizoje dhe endren e tij ne vitin 1969, per te filluar ne teatrin “Migjeni”. Ne skene luajti me shume se 70-te role ku mund te permendim birin e fanatikut tek “Cifti i lumtur”, rolin e xha Halilit tek “Fytyra e dyte”, roli e Hamzait tek “Nora” e Andrea Skanjetit, ujkut tek “Shpartallimi” etj.

 

Ne kinematografi ka luajtur rreth 13 role, ku permendim rolin e Pjetrit tek filmi “Ditet qe sollen pranveren” ne rolin e Zefit tek “Nate pa hene”, ne rolin e Aliut tek “Ura dhe keshtjella”, “Te paftuarit”, “Vrasje ne gjueti” etj.

Pervec se aktor ka punuar si gazetar, ne gazeta te ndryshme te kohes, si: Jeta e re, Puna, Zeri i popollit, Cukali, Humori shkodran etj. Njihet si aktor i tre planeve drame, komedi pa harruar dhe filmin. Interpretoi me mjaft mjeshteri rolet negative. Ndahet nga jeta ne 8 shkurt te vitit 1996.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here