Shkodra eshte e dalluar ne lëvizjen teatrore qe ne kohet te hershme , nje qytet qe ka një traditë të pasur, të lakmueshme , djepi i lindjes se Teatrit ne Shqiperi, rrenja themelore e lindjes se Teatrit Popullor me vone ne v. 1945 (Sot Teatri Kombetar).
Deri ne themelimin e Teatrit profesionist ne Shkoder ekzistonin shume shoqeri qe linden dhe shfaqen portretin e tyre artistik amator: “Shkolla Fretnore” (1861), Kolegji Saverian (1905) me grupet deputuese: “Seminari papnuer”, “Kongregacioni i Zonjës Nunciatë”, “Oratoria e Zemrës së Krishtit”, “Rrethi bamirës i Sh’Jozefit”, “Orfanotrofi i zemrës së Krishtit”; e më vonë shoqëritë: “Leka”, “Iliria” (1931).
Shkolla e Motrave Stigmatine (1878), Shoqëria”Rozafat” (18.02.1918), “Shoqëritë: “Mustafa pasha” me kryetar Ibrahim Gjyrezin e “Vaso Pasha” me kryetar Hilë Mosin, të cilat u shkrinë dhe morën emrin “Vllaznia” (1919-1935);”Gëzimorja” (Shirokë, 1922), “Populli” më vonë u quajt “Shkodra” (1923), “Grupi i Gjon Krajnit” (1923), “Atmja e lirë” (1932), “Djelmnia Antoniane” (1933) në përbërje të cilës më vonë.
“Rrethi i Don Boskos” e “Scuola Cantorum” (1935); “Malet tona” (1934), “Grupi shkodranë” (1936), “Besa” (1937), “Komuniteti bamirës musliman” (1938), “Karnavalet” (1861, ndoshta dhe më parë), si dhe shoqëritë ndihmëtare e punëtore etj. Më e rëndësishmja në këtë histori është ekzistenca në qytetin e Shkodrëse shtatë teatrove, bashkangjitur shkollave dhe shoqërive.: Salloni i Kolegjit Saverian ndërtuar më 1890 me 450 vënde.
Salloni i Shkollës Françeskane me 300 vënde; Salloni i Shkollës Stigmatike me 250 vënde (në librin e Tonin Zadejës jepet 300 vende, ; Salloni i Shkollës së Parrucës (ndërtuar për kinema-teatër nga ushtritë austro- hungareze gjatë luftës së I-rë botërore) me 400 vënde
Kinoteatri “Rozafat” me 400 vënde ; Salloni i shoqërisë “Bogdani” me 350 vënde ;Salloni i shoqërisë “Vllaznia” me 400 vënde ; Në këto sallone e kinoteatro për 66 vjet pa pushim u lëvrua Teatri Kombëtar Shqiptar duke u imponuar banorëve të qytetit ndërgjegjen kombëtare, krahas luftës për gjuhën dhe shkollën shqip.
Pikërisht:më 20 shkurt 1879 nga nxënësit e Shkollës Saveriane, pas një akademie poetiko-muzikore, u dha farsa “Mako” e Jul Qezarit, përkthyer shqip dhe përshtatur zakoneve shqiptare, duke u konsideruar shfaqja e parë në historinë e Populli Shqiptar . Ne zhvillimin e tij, i cili qëndron ne themelin e Teatrit tone Kombëtar luajten nje rol te rendesishem dhe merite kishin Eterit Jezuit edhe Etërit Freanceskanë.