Në dramën e Shilerit “Intrigë e dashuri”, në rolin e Luizës, përkrah aktorit Naim Frashëri

0

 

 

“Drita Pelinku me Luizën e saj tregoi se ka punuar shumë dhe mirë për përvetësimin e rolit, ajo mallëngjeu spektatorin me interpretimin e skenave të dashurisë, me zërin e saj vajtonjës përpara situatave tragjike për Luizën, por  ë kapura mirë nga Drita, për interpretimin me zotësi dhe art të tablosë së fundit të dramës, në kulmet e saj, nga një gjendje psikologjike në tjetrën. Drita Pelinku i dha spektatorit një interpretim me baza të shëndosha profesionale prej aktoreje”.

“Nëntori”, shkurt 1957

 

“Sa herë kisha premierë, partneri im i roleve të dashurisë, Naim Frashëri, vendoste në kabinën time një buqetë me lule fushe, të mbledhur në rrethinat e Tiranës, që atëherë ishte e gjelbëruar.”

 

“Edhe jashtë provave Luiza ime më ndiqte nga pas, ajo çdo ditë e më tepër futej në veten time dhe më dukej sikur më fisnikëronte. Shpesh më prishte gjumin e natës dhe më thoshte: “Mos më harro, të mos të të harroj!” Dhe unë ngrihesha pa zhurmë, që të mos shqetësoja familjen, shkoja në kuzhinë e qëndroja mbi tavolinë, përmbys mbi tekstin me laps në dorë deri në orët e para të mëngjesit…”

 

Luiza e Dritës kishte të gjithë çiltërsine e vajzërisë dhe të gjithë ngrohtësinë e zjarrit të dashurisë dhe në zemër dridhjet e romantizmit të epokës së Shilerit, një kombinim i bukur dhe harmonic, një gërshetim i ndritur liriko-tragjiik.

Andon Pano

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here