Ndriçim Xhepa shtrohet sërish në spital, kalon me sukses operacionin

0

 

 

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa është shtruar sërish në spital. Gazeta Shqiptare mëson se Ndriçim Xhepa e ka kaluar me sukses një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, në një spital privat në kryeqytet.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Shqiptare aktori megjithatë ndodhet në reanimacion. Kjo është e disata herë që aktori i njohur i nënshtrohet operacioneve. Vlen të kujtojmë se në tetor të 2017 ai ka kaluar me sukses një ndërhyrje në mushkri.

Në atë kohë qeveria ka dhënë një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në Gjermani.

Gazeta Shqiptare i uron shërim të shpejtë aktorit të madh të skenës shqiptare.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here