Ndrek Prela. Aktor. Lindi ne Tivar te Malit te Zi, me 20 mars. Pas nje kohe emigrimi te familjes ne Argjentine, u kthye dhe u vendos ne Shkoder. E nisi veprimtarine ne teater si aktor amator qysh ne vitet e rinise se hershme dhe shpejt u be i njohur per aftesite e tij interpretuese.
Kjo e coi natyrshem drejt dyerve te teatrit “Migjeni”* te Shkodres, si nje nder aktoret themelues te ketij teatri, me 1949. Qysh nga ajo kohe e derisa doli ne pension, luajti mbi 110 role, te shumtat role te dyta, por jo rralle edhe role kryesore, madje role protagonistesh. Aktrimi i tij ishte mjaft i qarte dhe i besueshem per nga veprimi dhe ndjenjat. Packa se me nje ze disi te ngjyrur e te shurdhet, spikati per vertetesi, ngjyre, spontanitet. U kushtonte vemendje gjendjeve emocionale te personazhit, por keto ngahere te lidhura me kuptimet dhe qendrimet logjike ne raportin qe ai vendoste me te tjeret, me ngjarjen, me konfliktin, si dhe elementet plotesuese dramaturgjike. U be mjeshter i misherimit te karaktereve, qe dalloheshin nga permbajtja pozitive e humane e tyre.
Ne mozaikun e figurave te mevetesishme qe realizoi spikatne posacerisht figura fshataresh e malesoresh te ndershem e qendrestare, kembengules ne te drejtat e tyre (si ne shfaqjet Nora, Plaku i maleve, Cuca e maleve, Fisheku ne paje, Shpartallimi); njerez te vobekte, por me dinjitet dhe me moral te larte (si ne shfaqjet Ngjarje ne Irkuck, Keneta, Lagjia e varfer, Sinjalet e nates); punetore kantieresh, qe ndikonin me shembullin e tyre te te rinjte (si ne shfaqjet Djem te mbare, Ne udhen e jetes); baballare dhe te moshuar fisnike, korrekte, mendjeholle e me pervoje te madhe jetesore (si ne shfaqjet Ceshtja e Blertes, Lindje ne shtrengate).
N. Prela ka qene aktor i suksesshem edhe ne kinematografi, me 11 role, kryesisht te dyta dhe episodike, te luajtura ne filma te ndryshem. Loja e tij u pelqye vecanerisht ne njemendesimin qe i beri figures se gjyshit ne filmin Komisasri i drites (1966), e cila u kundrua prej tij me nje dashuri te thelle, e shoqeruar edhe nga nje ndjesi e brendshme e humorit. Po keshtu, krijoi figura origjinale edhe ne filmat Ne fillim te veres (babai, 1975), Emblemat e dikurshme (Lolo Shtembari, 1979), Qortimet e vjeshtes (Braho Lusha, 1981), Militanti (Idrizi, 1984). N. Prela eshte shpallur “Qytetar Nderi” i Shkodres dhe mban titullin “Artist i merituar”. Ndahet nga jeta me 14 tetor 2011.