Ndërron jetë aktori veteran i teatrit të Durrësit

0

 

Aktori i teatrit të Durrësit Milto Profi ka ndërruar jetë ditët e fundit në moshën 80-vjeçare. Homazhet në nderim të artistit, që realizoi dhjetëra role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”  do të zhvillohen të enjten në ora 10.00 paradite në hollin e këtij teatri.

Milto Profi ishtë një nga aktorët më të dashur të skenës durrsake në vitet 1960-1980. Mjaft i njohur, veçanërisht për rolet e tij me karakter komik, ai ishtë pjesë e plejadës së artistëve, që kontribuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar në periudhën më intensive të veprimtarisë kulturore në Durrës.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here