Ndëroi jete piktori i njohur Llazar Myzeqari nje nga artistet e pare te qytetit te Beratit

0

 

Ndëroi jete piktori i njohur Llazar Myzeqari nje nga artistet e pare te qytetit te Beratit, mesuesi, kolegu dhe miku i shume artisteve nxenes ne Liceun Artistik te Tiranes, me kontribut te veçante në edukimin dhe përgatitjen e brezave të tërë piktorësh dhe skulptorësh te spikatur.
Profesor Llazari ka qenë gjithmonë nje mësues me vlera të mëdha morale dhe profesionale.

 

Kujtojmë përherë praninë e tij në çdo hap tonin në rrugën e bukur por të vështirë të artit të pikturës. Përkushtimin e vazhdueshëm në kujdesin ndaj nesh dhe energjinë e pashtershme që mundohej te na percillte në çdo moment. Na këshillonte dhe ngulmonte që natyra duhet studjuar dhe vetëm me punë mund të japësh atë që mbetet te ty prej saj. Gjithashtu, ajo që vetë profesori bënte në pikturë, shërbente si referim si shembull dhe për ne që kishim fat të ishim nxënës të profesor Llazarit.
Vecanerisht i paskaj ishte dashuria per qytetin e tij Beratin me te cilin krenohej kudo e kurdohere.

 

“Beratin jo vetëm e dua si qytetin tim të lindjes, por dhe i falem e i përlëvdohem për sa më dha në jetë vetëm të mira dhe të bukura, më shumë se çdo qytet tjetër ku kam jetuar apo kam kaluar deri më sot, që më ka bërë të jem krenar dhe të mburrem me famën dhe pasuritë e tij brenda e jashtë vendit, qoftë si student apo deri dhe tani vonë si artist në ato vende që kam qenë” …

 

Jane fjalet e zemres shkruar ne hyrje te librit te jetes se tij, nga piktorit Llazar Myzeqari, Nëse do të veçoja cilësi të profesor Llazarit ato do të ishin modestia dhe përkushtimi në krijimtari, serioziteti dhe përgjegjësia e madhe ndaj profesionit, miqësia dhe sinqeriteti ndaj kolegëve. Te qofte dheu i lehte profesor Llazari!.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here