Ka ndërruar sot jetë në moshën 72-vjeçare aktori i njohur Shpëtim Zani, i spikatur mbi të gjitha me rolin e “Colit” te filmi “Debatik”.
Ishte viti i largët 1960 kur regjisori i mirënjohur Hysen Hakani e përzgjodhi atë për rolin kryesor në filmin “Debatik”.
Shpëtim Zani i vogël binte në sy si një djalë i shkathët, i natyrshëm, që “rrëmbeu” lehtë zemrën e publikut për vite me radhë.
Ndonëse fillimi ishte i mirë, karriera kinematografike e Shpëtim Zanit u mbyll herët, dhe ai nuk u angazhua në asnjë rol tjetër.
Megjithatë ky është ndër ato raste kur një rol mund të të bëjë të paharrueshëm në kujtesën e publikut.