Ndahet nga jeta regjisori i njohur, ah i shkreti ku po i kalonte ditët e fundit

0

Një lajm i hidhur është mësuar. Ditën e djeshme është ndarë nga jeta regjisori i njohur gjirokastrit Note Buzo.

Mësohet se momentet e fundit të jetës, ai i ka kaluar në Greqi, ku ndodhej prej vitesh.

Ai e nisi karrierën si aktor dhe regjisor në qytetin e Gjirokastrës, ku u aktivizua në grupin e Estradës Profesioniste të qytetit për një periudhë si aktor humori dhe nga viti 1963 për 14 vjet me radhë punoi në qytetin e Tepelenës, regjisor i Institucionit të Kulturës.

Buzo ka vënë në skenë me dhjetra premiera që janë vlerësuar me çmime në takimet kombëtare.

Note Buzo ishte regjisor edhe i disa festivaleve të këngës për fëmijë të organizuara në Shkodër.

Ai ka bashkëpunuar me regjisor të njohur për vënien e pjesëve të ndryshme humoristike, komedi e drama, si në Gjirokastër ashtu dhe në qytete te tjera.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here