Ndahet nga jeta poeti dhe kineasti Petrit Ruka.

0

Ndërron jetë në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka. Që prej një viti Ruka vuante nga një sëmundje në zemër, betejë të cilën nuk arriti ta fitonte dot.  
Petrit Ruka u lind në Tepelenë, u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu pёr dramaturgji filmike.  Ai është një ndër poetët më të shquar të brezit të tij, dhe një skenaristët dhe regjisorët më të mirë të vendit.
Fillimisht, ai u bë i njohur me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i cili mori Çmimin Kombëtar në vitin 1983. Prej atëherë, ka botuar mbi 10 vëllime të tjera me poezi dhe disa dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë e monografi. Si skenarist dhe regjisor është vlerësuar me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.
Petrit Ruka ka qenë gjithashtu edhe anëtar i disa bordeve artistikë në Radio Televizionin Shqiptar, Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, Kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare, etj
Ruka mbante edhe titullin “Mjeshtër i madh”, për krijimtarinë e tij letrare dhe kinematografike, si poet, skenarist, shkrimtar e publicist i shquar” .

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here