Një lajm i hidhur vjen për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta aktorja e teatrit të Kukullave, Mira Minga Jaupi, e cila ka luajtur një sërë rolesh që kanë ngelur në kujtesën e secilit prej nesh. Lajmin e ndarjes nga jeta të aktores e ka dhënë mikesha e saj, Shegushe Bebeti.
“Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta por ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit”, shkruan Bebeti.
Mira Minga ishte aktorja që luan Koten (Kotja) tek filmi “Përrallë nga e kaluara”. Ajo gjithashtu ka luajtur për here të parë Pinokun.
Mira ka punuar rreth 20 -21 vjet ne teatrin e kukullave. Ka qene nje aktore e mrekullueshe dhe ka luajtur shume role. Shtrigen tek Borebardha, rosak topolakun, çufon tek çufo e tipi, vjeshten tek Babaviti, Kllounin tek Lulet e Ides se vogel etj.