Shuhet nga jeta aktori dhe regjisori Lisenko Malaj i cili ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ne Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rendë.
Lisenko Malaj, (1952-2018). Aktor dhe regjisor filmi. Lindi ne Vlore, me 3 dhjetor. Kreu studimet ne Institutin e Larte te Arteve, dega e artit dramatik. Luajti rolin e Lonit ne kinokomedine muzikore Karnavalet (1980) dhe me pas role me rendesi ne filmat Shpresa (1988) dhe Shpella e pirateve (1990).
U njoh me fort si regjisor i ri me te dhena premtuese, te cilat u deshmuan fillimisht ne dokumentarin e tij te pare Pranvera dy hapa prane (1985), fitues i cmimit te trete ne Festivalin VI te Filmit Dokumentar dhe Vizatimor, moren trajte ne filmin e pare artistik Tri dite nga nje jete (1986), per te mberritur ne filmin dramatik Misioni pertej detit, ku sillet nje subjekt interesant nga koha e luftes, zbulimi dhe arrestimin e nje tradhtari te arratisur ne shtetin fqinj te Greqise.
I nje dimensioni psikologjik eshte filmi i tij i fundit Vdekja e burrit (1990), nepermjet te cilit sillet perjetimi i nje ambasadori te dale ne pension, ne persiatjet, zhgenjimet, shperfilljen, vetembytjen dhe vetmine e tij.