Nazif Tale (1938-2010)

0

 

 

Nazif Tale (1938-2010). Aktor. Lindi në fshatin Pilur të Dvollit. Shkollën e mesme e përfundoi si teknik gjeolog. Me të fillur punë nisi të aktivizohej me lëvizjen amatore të estradave.  Në kohën që kishte qënë ushtar ishte aktivizuar dhe me estradën e ushtarit.

 

Rasti e solli që në një konkurim të estradave të ishte edhe regjisori Piro Mani, madje në rolin e kryetarit të jurisë. Kur Tale doli në skenë, Piroja mori një pozicion tjetër. Nisi ta ndiqte me vemendje. Tale luante rolin e një fshatari. Ishte një fshatar i çuditshëm. Atë  figurë të realizuar prej tij nuk e kishim parë deri atëherë. Po luante rolin e një fshtari të humbur. Të paktën  kështu të jepte përshtypjen, por kur nisi të fliste, na solli një fshatar tjetër, tepër befasues: ishte i zgjuar në ato që thoshte, i hidhur, dinte ta thoshte gjithçka me humor.

 

Krijonte me një mjeshtëri të rrallë nëntekstin, aq sa mund të mendoje: “ky po na tregon një fshtar të denjë për kohën apo po tallet me fshatarin e kohës së kooperativave!” Piro Mani kishte ngulur vështrimin mbi lëvizjet e Tales. Salla duartrokiste vazhdimisht. Tale ishte mjeshtër i komunikimit me spektatorin. Ata kuptonin çdo ironi, sarkazëm dhe nëntekst. Dukej që ishte tepër i pëlqyeshëm për ta. E kuptonin mirë. Që nga ai çast Pirro Mani tha: “Ky aktor i duhet estradës profesioniste të Korçës”.

 

Ndoshta nuk do të kishte ndodhur kështu, por Piro Mani këmbënguli për ta sjellë në estradë. Në vitin 1963-1964 Tale u bë pjesë e Teatrit profesionist të Korçës. Drejtoresha e teatrit “A.Z.Çajupi” të Korçës, Zamira Kita ka vlerësuar Nazif Talen si një mjeshtër në role groteske, çka e bëri atë të njohur jo vetëm në qytetin e Korçës, por në mbarë vendin. Regjisori, Dhimitër Orgocka vlerëson Talen si aktor binjak në humor me Aleko Prodanin dhe si krijues që i dha skenës dhe ekranit shumë role që do të mbeten në kujtesën e artdashësve. Ndahet nga jeta në 13 dhjetor 2010.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here