Mujo Bermema, rol i misheruar me hijeshi dhe vertetesi

0

 

 

Nje tjeter rol i misheruar me hijeshi dhe vertetesi ishte ai i Mujo Bermemes ne filmin Balle per balle, 1979. Me qetesine e brendshme, portretin, zerin e ngrohte dhe gjestet e permbajtura, B. Lako dha figuren e nje ushtaraku te larte te flotes detare, qe e zoteronte mire veten dhe u pergjigjej me gjakftohtesi e dinjitet provokimeve te ardhura nga kundershtaret politike. Me kete rol u nderua me Medaljonin e Festivalit.

 

Xhiruar sipas disa motiveve te romanit “Dimri i madh” te Ismail Kadarese. Ne xhirimin e filmit ndihmuan repartet ushtarake te flotes luftarako-detare te RPS te Shqiperise. P: Kinostudioja “Shqiperia e Re”, Tirane, 1979. Ne xhirimin e filmit ndihmuan repartet ushtarake te flotes luftarako-detare te RPS te Shqiperise.

 

Jane fillimet e viteve 60. Ne skene del nje revizionizem i ri, nje superfuqi e re. Karshi Shqiperise vendoset nje bllokade e eger, perdoren presione, shantazhe e kercenime per ta nenshtruar dhe per ta detyruar te heqe dore nga parimet marksiste-leniniste. Ngjarjet nisin ne baze ushtarako-detare te Vlores.

Balle per balle ndodhen ushtaret dhe oficeret shqiptare me ata sovjetike. Por filmi del jashte kuadrit te ketij konflikti. Ai jep tere atmosferen e Shqiperise ne keto dite bllokade e lufte ideologjike kunder nje superfuqie te re.

Edhe pse vetem ne kete lufte. Partia dhe populli yne, triunfuan. Ne Moske, ne sallen Gjeorgjevskaja, i cirret maska tradhtise hrushoviane. Nga baza ushtarake e Vlores ikin te mundura luftanijet e nendeteset sovjetike. Largohen me turp edhe punonjesit e ambasades sovjetike dhe specialistet e fushave te ndryshme.

 

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here