Muharrem Hoxha (1950)

0

 

 

Muharrem Hoxha (1950). Aktor. Lindi ne Durres, me 5 nentor. Qysh heret shfaqi talentin e vet si aktor humorist dhe u aktivizua me grupet amatore te qytetit te lindjes. Me 1990, u therrit si aktor profesionist ne Estraden e Durresit, ku vijon edhe sot. Ka luajtur qindra role ne mbi 80 premiera, ne materialet e shkurtra per estrade, skecet e gjata dhe komedite me nje akt, si: Dajrja dhe paraja (Vathja), Mos me leni pa paje (vellai i vogel), Si i behet hallit tim (gjyshja), Tifozi (monolog); apo ne komedite e plota: Tangoja e fundit, Nuk paguajme e Dario Fo-se, Dy vellezer e gjysme e Gj. Vlashit (gjysme vellai), Vajza pa prike e N. Ostrovskit etj.

 

Ne premieren Votoni per Rremen (2000) ai shperfaqi talentin e tij ne kahe, role dhe cilesite me te mira si humorist. Ne vitin 2008 fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” ne Festivalin e Teatrit Shqiptar ne Diber, Maqedoni, me rolin e Harrit ne komedine – farse Ju ftojme ne dasmen e babait te Petrit Kocibelit, me te cilin portretizoi njeriun e rene ne hall per te perballuar mbijetesen e veshtire, cka e ben lehtesisht pre te mashtrimeve, rrjedhimisht duke humbur krejt katandine cka kishte.

 

Me hirin e tij komik burimor i dha ngjyre situates paradoksale ku gjendej personazhi, operoi me lojen e dyfishte, me kundershtite midis fjaleve dhe gjesteve (sidomos mimikes), dhe ne fund mberriti ne nje nderthurje te bukur midis elementit komik – farsesk me ate dramatik, ne trajten e perzier qaj e qesh njeherazi. Loja e tij shquhet per spontanitetin e reagimit, krijimin e kundershtive komike, si dhe shfrytezimin me intuite te befasive, jo vetem ne replikat humoristike, por edhe ne gjestet, pershtatjen komike, natyren e ndjenjes dhe elemente te tjera te aktrimit.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here